Mbrojtësi i Arsenal-it, Sokratis Papastathopoulos, në mënyrë të guximshme e quajti Granit Xhakwn një “Malaka” në Instagram. Pasi mesfushori shqiptar postoi një fotografi në rrjetet sociale, ka nxitur edhe komentin e shokut të tij të skuadrës.
Sokratis komenton: “Shko të flesh malaka çdo ditë poston foto !!!”
Përkthimi i mirëfilltë i “re malaka” nga greqishtja është “trap” edhe pse mund të përdoret gjithashtu në një kontekst afrimiteti.
Një fjalë zhargoni tepër e zakonshme në të gjithë Greqinë, ajo ka tendencën ta përshkruaj personin si të marrë, por më shumë përdoret miqësisht raporton “The Sun”.
Tifozët e panw atë si një moment të lezetshëm në tensionin dhe dramën e Premier League. Një fans ndërkohë shkruajti në internet: “Sokratis, sadisti i ekipit. Çdo klubi shumë të mirë i duhet një nga këto.”
Ndërsa një komentues në Twitter, James bëri shaka: “Ai është thjesht një makinë e madhe, e padobishme memesh”.
Një tifoz tjetër shtoi: “Unë e dua Sokratin. Absolutisht është çmendur”.
Dhe Jim komentoi: “Duhet të jetë kapiteni i Arsenalit”.
Sokratis, 32 vjeç, do të luajë akoma për Arsenalin që nga rikthimi i Premier League, ndërsa Xhaka e ka vendosur nën udhëheqjen Mikel Arteta, pasi humbi shiritin e kapitenit më herët.ka.ta/Fjala.al/