Botërori i Katarit, një Botëror i gjelbër, transporti, me makina elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një Botëror që pritet të ketë shumë risi dhe ku një nga sfidat kryesore është ajo logjistike. Sipas statistikave të Komitetit të Organizimit dhe Trashëgimisë, përgjegjës për menaxhimin e projekteve të Botërorit të Futbollit “Katar 2022”, parashikohet prania e gati një milion spektatorëve vendin organizator, që nga fillimi i veprimtarisë.

Organizatorët e Botërorit po bëjnë përpjekje maksimale për të siguruar transport të mjaftueshëm për një numër të tillë vizitorësh, që do të priten për herë të parë në historinë e Katarit. Midis mënyrave të ndryshme të transportit, si vendosja e metrosë, një sukses më vete ky, me të cilin do të udhëtojnë 1/3-ta e tifozëve gjatë Botërorit, automjetet elektrike do të jenë një nga risitë në Katar.

Shteti i Katarit do të shndërrojë 5% të automjeteve të transportit, në makina elektrike, për të ndihmuar pastrimin e mjedisit. Një përgjigje kjo për marrëveshjen e arritur për ta shndërruar 25% të transportit publik në automjete që nuk ndotin mjedisin. Këto automjete do të përdoren në zonat kryesore të shërbimit gjatë Botërorit që mbahet për herë të parë në një vend arab.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Euro bie në nivelin më të ulët historik, me sa këmbehet monedha evropiane

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës...

PAMJE APOKALIPTIKE: Uji vërshon nga mali në fshatin indian, merr përpara gjithçka!

Katër persona kanë vdekur, dhjetëra të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja dhe nëntë personel ushtarak janë të zhdukur pasi një...

Në zonat rurale jetohet më mirë se në qytete!

Nga Artan Fuga Nga çuditë e historisë e së tanishmes në Shqipëri. Nga shumë statistika që konsultoj më është formuar mendimi që pjesa dërmuese njerëzve në...

Kufijtë doganorë për udhëtarët, rregullat dhe vlerat maksimale të mallrave pa taksa

Udhëtarët që hyjnë në territorin shqiptar mund të sjellin me vete mallra për përdorim vetjak ose në formë dhurate, pa detyrime doganore, duke respektuar...

La çelësat në kutinë postare/ I vjedhin 1 milion euro teksa ishte me pushime

Një grua ka denoncuar në polici vjedhjen e bizhuterive me vlerë rreth 1 milion euro nga banesa e saj në kryeqytetin francez. Ngjarja ka...

Lajme të tjera

Web TV