Ultimatumi i Mike Pompeo: Kina të mos depërtojë në të dhënat private të amerikanëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se administrata e presidentit Trump do të ndërmarrë hapa për të garantuar që qeveria kineze të mos ketë qasje në informacionin privat të qytetarëve amerikanë përmes telekomunikacionit dhe medias sociale.

Sekretari Pompeo i bëri komentet dy ditë pas njoftimit të tij se Uashingtoni po shikon mundësinë e ndalimit të aplikacioneve kineze të mediave sociale, duke përfshirë TikTok.

Ai tha se tha se rishikimi nga ana e SHBA nuk ka të bëjë me një kompani të vetme, duke shtuar se fjala është për një çështje që lidhet me sigurinë kombëtare.

“Komentet që bëra këtë javë për një kompani të veçantë janë në kontekstin e vlerësimit që ne po i bëjmë kërcënimit që vjen nga Partia Komuniste Kineze,” tha zoti Pompeo, duke shtuar se Uashingtoni po punon që Pekini të mos ketë qasje tek asnjë e dhënë private apo informacione shëndetësore të qytetarëve amerikanë.

Ligjvënësit amerikanë kanë ngritur shqetësime të sigurisë kombëtare që lidhen me mënyrën se si trajtohen të dhënat e përdoruesve të aplikacionit TikTok. Ata kanë thënë se janë të shqetësuar rreth ligjeve kineze që u kërkojnë bizneseve vendase “të mbështesin dhe bashkëpunojnë me inteligjencën e kontrolluar nga Partia Komuniste e Kinës.”

Të hënën, Tiktok tha për agjencinë e lajmeve Reuters se asnjëherë nuk i ka kaluar Kinës të dhëna të përdoruesve të tij. Aplikacioni, i cili nuk përdoret në Kinë, është përpjekur të distancohet nga rrënjët e tij kineze për të tërhequr një audiencë globale.

Komentet e zotit Pompeo vijnë gjithashtu në klimën e rritjes së tensioneve SHBA-Kinë lidhur me trajtimin nga Pekini të shpërthimit të koronavirusit, me veprimet e Kinës në ish-koloninë britanike të Hong Kongut dhe me mosmarrëveshjet tregtare mes dy vendeve./voa/

Lexo edhe :  Fjalim në italisht, pica e akullore/ Mbreti Charles feston përvjetorin e martesës në Romë

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Çupi: Berisha tentoi të bombardojë ambasadën e SHBA!

Analisti Frrok Çupi thotë se se Shqipëria është i vetmi vend në botën e përparuar që ka vrasës në...

Aksident i rëndë ajror në Nju Jork, ish-futbollistja ndërron jetë së bashku me familjen

Një ish-futbolliste ka vdekur së bashku me anëtarët e familjes së saj pas një aksidenti ajror në Nju Jork. Mitsubishi MU-2B me dy motorë u rrëzua...

A marrin leje në SPAK gazetarët për publikimin e lajmeve? Ja si përgjigjet Altin Dumani

Një deklaratë e pazakontë nga prokurori Bledar Maksuti ndezi debat për lirinë e medias dhe kufijtë e raportimit hetimor. Gjatë një seance të hapur...

Nisja e fushatës 2025 / Çfarë u pa nga “starti” i partive kryesore

Partia Demokratike në opozitë dhe koalicioni i saj i “Shqipërisë Madhështore” nisi fushatën në sheshin Nënë Tereza të premten në mbrëmje, me shumë flamuj...

Berisha e konsideroi veten si Iphone, Rama Nokia/ Kryeministri e ironizon me bufat “Jerm”

Pasi kryetari i PD-së e konsideroi veten si një Iphone dhe kryeministrin Edi Rama si një telefon Nokia i dikurshëm, Rama e ka ironizuar sërish me...

Lajme të tjera

Web TV