Kanë shënuar së bashku plot 294 gola këtë sezon, por ndaj njëra-tjetrës “dalin huq”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kishin shënuar së bashku një shumatore të përgjithshme të frikshme prej 294 gola, me një mesatare po aq të frikshme prej thuajse 9.2 gola për ndeshje këtë sezon, por ja që, kur u vendosën më në fund përballë njëra-tjetrës, nuk gjetën dot as edhe në gol të vetëm. Ka ndodhur kështu në kampionatin shqiptar të futbollit për femra, aty ku në takimin e vlefshëm për javën e 16-të, Vllaznia dhe Apolonia, përkatësisht kryesuesja dhe mbajtësja e vendit të dytë në renditje, janë ndarë me rrjeta të paprekura.
Në ndeshjen e luajtur të fundjavë, fieraket ia kanë dalë të shkruajnë emrin e tyre në histori për një numër arsyesh, edhe pse kjo mund të mos ketë mjaftuar për t’i mohuar Vllaznisë titullin e 7-të radhazi në “top-këmbën” e vajzave. Shkodranet e patën fituar atë përballje të parë midis tyre, më 10 nëntor të vitit të shkuar, në përballjen që në fakt përuroi Stadiumin e ri “Arena Kombëtare”, duke triumfuar me shifrat 2-0 dhe duke u shkaktuar kështu fierakeve humbjen e parë dhe të vetme këtë sezon.
Ndërsa ai barazim 1-1 i pak ditëve më pas në kryeqytet me Tiranën, bëri që Vllaznia ta thellonte në 5 pikë hendekun me myzeqaret. Që nga ajo kohë, të dyja skuadrat nuk kanë gabuar më, duke i fituar të gjitha takimet e tyre dhe erdhën në përballjen e dytë midis tyre, të luajtur në Stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, me synime të kundërta. Vajzat kuqeblu kërkonin fitoren që do të nënkuptonte sigurimin që në këtë përballje edhe matematikisht të titullit “kampion”, ndërsa vendaset për të prishur festën.
Dhe në fakt, vajzat e Apolonisë ia kanë dalë që me barazimin pa gola, të paktën t’ia shtyjnë festën shkodraneve. Ndërkohë, akoma më historik ishte ky barazim për fieraket, pasi skuadra e fundit që e kishte bërë një gjë të tillë përballë shkodraneve, ishte ajo e Kinostudios, që e ndali, për herë të fundit, Vllazninë në një barazim, para plot 7 vjetësh. Duhet theksuar se Vllaznia ka bërë këtë sezon edhe një paraqitje mbresëlënëse në Ligën e Kampioneve të femrave, duke arritur deri në turin e 32-shes.

Të fundit

Nga BE-ja, tek Vatikani! Si po i vihen të gjithë kundër Izraelit

Dje 58 ish-ambasadorë të BE-së dënuan “veprimet çnjerëzore të përditshme të Izraelit ndaj popullit palestinez në Gaza”, duke i...

Rruga e re Ersekë–Leskovik, një urë drejt zhvillimit dhe turizmit në juglindje (VIDEO)

Rruga e re Ersekë – Leskovik, nuk shkurton vetëm distancat por është një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone. Kështu shprehet...

Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike (AADE) ka bërë me dije se Stacioni i Kontrollit Doganor Mavromati në kufirin greko-shqiptar do të funksionojë...

‘1984’ Nuk ka ndryshuar, por Amerika po

Nga Charlie English Gjeta një kopje të 1984-ës së George Orwell-it në bibliotekën e departamentit të shkencave sociale në Universitetin e Varshavës – një thesar...

Zjarret në Shqipëri i fik shiu! Neutralizohen flakët në Korçë dhe Vlorë

Reshjet e shiut që nisën gjatë natës kanë ndihmuar në përmirësimin e ndjeshëm të situatës me zjarret në Shqipëri. Autoritetet raportojnë se vatrat kryesore...

Lajme të tjera

Web TV