Boris Johnson mbështet fort Brexit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i saporizgjedhur britanik, Boris Xhonson, është shprehur i vendosur për të realizuar Brexit në Britaninë e Madhe. Amendimi i qeverisë pritet të hidhet në votë të premten pasi të jetë konstituar parlamenti dhe të jetë mbajtur fjalimi i mbretëreshës Elizabeta e Dytë.

Shtojca është pjesë e projektligjit që parashikon realizimin e Brexitit brenda 31 janarit 2020. Bashkimi Europian ka paralajmëruar më herët se, realizimi i klauzolave mund të marrë më shumë kohë sesa afati i paramenduar nga qeveria britanike.

Ndërkohë, Xhonson shprehet optimist, edhe pse kritikët druhen se ky plan i tij rrezikon realizimin e Brexitit, pa marrëveshjen paraprake me Brukselin. Të hënën, shefi i qeverisë priti 109 deputetët e rinj konservatorë që arritën fitore në zgjedhjet e përgjithshme të 12-dhjetorit.

Fushata e fokusuar më së pari te Breksiti dhe rritja e financimeve për sistemin shëndetësor u siguroi konservatorëve 365 mandate, nga 650 në total. Laburistët pësuan humbjen më të thellë prej tetë dekadash, duke marrë 203 mandate, rezultat që solli largimin e kryetarit Xheremi Korbin./Fjala.al/

Të fundit

Trump bën gafën e radhës! Paskësh qenë dobët në Gjeografi

Gafat e Donald Trump me gjeografinë, kryesisht të shteteve të përfshira në konflikte, për të cilat ai pretendon se...

Hamallaj, plagoset një person! Autori largohet me “Toyota Yaris”

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Hamallaj të Durrësit. Sipas raportimeve, një person identiteti i të cilit...

Vendimi, Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje sigurie, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një intervistë me...

Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngjitur këtë të mërkurë shkallët e selisë blu ku ka zhvilluar një takim me...

Icardi godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll....

Lajme të tjera

Web TV