Faza e 1/8, Klopp pret me batuta kundërshtarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Liverpul, Jugen Klopp e ka pritur me batuta emrin e kundërshtarit që u vendos nga shorti i 1/8 në Ligën e Kampionëve.

Tekniku gjerman ka thënë me humor se do t’i kërkojë ekipit të Atletiko Madrid që t’i lejojë të përdorin dhomat e tyre të zhveshjes kur të udhëtojnë me 18 shkurt drejt “Wanda Metropolitano”.

Në këtë stadium “Reds”-at rritën që të fitonin ndaj Totenhem në finale e kampionëve të Europës me rezultatin 2-1, duke u kurorëzuar për të gjashtën herë.

Ekipi i Klopp u akomodua në dhomën e zhveshjes së skuadrës pritës në ndeshjen ku arritën të shpalleshin kampionë kontinentalë.Jurgen Klopp ka thënë që do ishte bukur nëse skuadrës së tij do i lejohej të përdorte edhe në këtë ndeshje dhomën e zhveshjes së skuadrës pritëse.

“Përdorëm dhomën e skuadrës pritëse në atë ndeshje. Ndoshta mund t’u kërkojmë që të na e japin atë dhomë përsëri. Ishte me të vërtetë e bukur. Ishte mbushur me simbolet e Liverpulit, por mendoj se tani i kanë hequr. Është fantastike. Çfarë të them unë? Përjetova një prej mbrëmjeve më të bukura të jetës sime në atë stadium, por këtë herë, ne duhet të shkojmë atje për të dhënë më të mirën. Pastaj Atletiko do të vijë në ‘Anfield’, i cili është gjithashtu një stadium shumë i bukur”-thotë gjermani.

Më tej tekniku Klopp ka thënë se kjo ndeshje është e vështirë për të dyja skuadrat dhe me tone humori ka theksuar se nuk mendon se trajneri i Atletiko Madrid, Diego Pablo Simone është duke vrapuar nga gëzimi.

“Nuk mendoj se zoti Simeone është duke vrapuar në dhomën e tij nga gëzimi që u shortua me Liverpulin. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë mes dy skuadrave që luajnë futboll me intensitet. Janë dy stile të ndryshme, por që të dyja janë gati për intensitet dhe kjo e bën goxha të vështirë për të dyja”.- u shpreh ndër të tjera Jurgen Klopp./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV