Tërmeti, 30 sekonda pësim për 30 vite mësim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ora 03.54 datë 26 nëntor 2019,toka u lëkund fuqishëm zgjati vetëm 30 sekonda tërmeti me magnitutë 6.4 të shkallës Rihter. Pasojat tragjike, 51 të vdekur në Durrës, Thumanë dhe Tiranë, mijëra të lënduar dhe po mijëra banesa të shkatërruara, që nga pallatet shumëkatëshe deri në ndërtesat përdhese në fshatra.

Kjo është pasojë e një fatkeqësie natyrore, që natyrisht pas fazës së parë të emergjencës kërkon të dalin jo vetëm përgjegjësitë, por mbi të gjitha mësime që për tu përballur me raste të tilla.

Tërmeti shkundi edhe institucionet shtetërore, jo vetëm në “rifiniturë”, por në strukturën e saj, sidomos bashkitë e vendit që vetëm për ditët e tilla nuk kishin menduar. Në ligjin për funksionimin e pushtetit lokal është e sanksionuar se një pjesë e buxhetit duhet të shkojë si fond rezervë për Emergjencat Civile dhe investim në infrastrukturë për fatkeqësitë natyrore. Asnjë bashki me disa përjashtime të vogla nuk kanë parashikuar fonde për infrastrukturën dhe kjo papërgjegjshmëri e drejtuesve të pushtetit lokal u vu re në ditët e para të pasojave të tërmetit.

Kur i gjithë kombi ishte me sytë nga rrënojat që mbanin poshtë tyre jetët e njerëzve u pa edhe reagimi i forcave të Emergjencave Civile. Të parët që shkuan ishin forcat zjarrfikëse, efektivë të policisë së shtetit dhe të ushtrisë. 38 jetë të shpëtuara prej tyre dhe padyshim ishin dhe mbeten herojtë e heshtur, por ra dukshëm në sy edhe mungesa e pajisjeve të duhura në kërkim-shpëtim.

Shqipëria konsiderohet si zonë me rrezik të lartë përsa i përket fatkeqësive natyrore; si tërmetet, përbytjet, zjarrjet dhe rrëshqitja e tokës. Për të përballuar çdo emergjencë civile nuk nevojiten vetëm fushata masive dhe angazhim për kohën kur ndodhin, por struktura të mirëfillta mënaxhuese.

Ligji për emergjencat, pushteti lokal i zbuluar

Burimet financiare në Shqipëri, të dedikuara për Emergjencat Civile janë shumë të kufizuara, sidomos në nivel pushteti lokal u lihej dorë e lirë drejtuesve të bashkive që të menaxhonin fondet për emergjencat, ku në disa raste ka pasur blerje kryesisht të automjeteve zjarrfikëse dhe paga për punonjësit e saj. Pjesa tjetër e fondeve fatkeqësisht ka shkuar për infrastrukturë të bashkive dhe shpenzime operative.

Lexo edhe :  Proda, në Akademinë e Sigurisë: Në luftën kundër së keqes, gjithsecili ka pjesën e tij

Në ligjin e ri ri për Emergjencat Civile i cili ka kaluar në korrik të këtij viti, kjo pjesë është përmirësuar ndjeshëm, duke bërë përcaktimin e qartë që ministritë e linjës dhe institucionet e tjera qendrore duhet të kenë një buxhet të ndarë për Mbrojtjen Civile në nivel 0.3 deri 1 për qind të buxhetit të tyre. Ligji përcakton gjithashtu, jo vetëm nevojën që pushteti lokal të mbështetet me fonde nga ai qendror në rast fatkeqësish, por edhe detyrimin e pushtetit lokal për të përdorur për këtë qëllim të ardhurat e veta. Duke nisur nga buxheti i vitit 2020 bashkitë janë të detyruara të evidentojnë qartësisht zërat e shpenzimeve për infrastrukturën material dhe burimet njerëzore për Emergjencat Civile.

Ndërtimet

Një tërmet me përmasa të tilla nuk ishte përjetuar nga Shqipëria që nga viti 1979, me epiqendër në Shkodër. Lëkundjet e forta të 26 nëntorit dëmet më të shumta i shkaktuan në Durrës dhe Thumanë. Në qytetin bregdetar të Durrësit, disa pallate dhe njësi shërbimesh, si hotele dhe restorante pësuan dëmtime të shumta, në shkatërrim të plotë, fatkeqësisht duke lënë pas edhe jetë të humbura. Prokuroria ka lëshuar 17 urdhër-arreste për të dyshuarit si përgjegjës për kolaudimin, legalizimin apo lejimin e shtesave jashtë kushteve teknike.

“Pallatet e dëmtuara, që mund të riparohen, do të riparohen nga ata që i kanë ndërtuar. O do ti riparojnë vetë ose do shkojnë në burg, se nuk ka mundësi që të riparojmë pallate të cilat kanë shfaqur dëme të rikuperueshem sepse janë bërë gabime në realizim në zbatim. Edhe në këtë kategori ka jo pak pallate. Të vijën ata që i kanë bërë dhe t’i riparojnë, ato që janë të riparueshëm”, u shpreh Rama. Ndërsa drejtësia do vijojë hetimet, po me emergjencë është edhe ndryshimi i ligjit për ndërtimin. Arkitektët dhe inxhinierët në bashkëpunim edhe me ndërtuesit pritet që të paraqesin propozimet për ndryshimet ligjore mbi kriteret e reja të ndërtimit./Fjala.al/

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV