“Anti-shpifja”, Ambasada Suedeze del në mbrojtje të mediave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja Suedeze ne Shqipëri, Elsa Hastad, ka dalë kundër projektligjit më të ri të qeversië shqiptare për cesurimin e mediave. Në një deklaratë ajo është shprehur totalisht kundër ligjeve që tentojnë të kontrollojnë median.

Sipas saj liria e medias është një nga themelet më të rëndësishme të demokracisë.

“Mendoj se është shumë e vështirë dhe unë jam shumë kritike ndaj ligjeve që përpiqen të kontrollojnë median në çdo vend. Mendoj se liria e shprehjes dhe liria e medias është vërtet një nga themelet e një shoqërie demokratike.

Eshtë besimi im i vendosur dhe mendoj se çdo vend, jo vetëm Shqipëria duhet të jetë shumë e kujdesshme kur vjen çështja te legjislacioni i ri, sepse edhe nëse thua se dëshiron të shpëtosh vendin nga lajmet e rreme, askush nuk i do lajmet e rreme.”, -u shpreh ajo.

Përsa i përket lajmeve të rreme, ajo ka mbajtur qëndrim kritik por duke u treguar e kujdesshme dhe tepër diplomatike në deklaratën e saj.

“As unë nuk i dua lajmet e rreme. Nëse është i rremë, atëherë nuk është lajm, por nuk jam e sigurtë që krijimi i ligjeve të reja është mënyra më e mirë për të ecur përpara. Ndoshta nevojitet ndërtimi i kapaciteve, por për legjislacion nuk jam e sigurtë. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm kur nxjerrim legjislacion të ri në fushen e medias”, -deklaroi ambasadorja.

Të fundit

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në...

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet...

Saga e Nju Jorkut/ Nga uji i heshtur në zemrën e botës, në kryeqendrën e tregëtisë

26 korrik 1788 – Shteti i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Leonard Veizi Kur dielli lind mbi Hudson dhe drita e mëngjesit rrëshqet...

Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se ai të jetë realisht i themeluar mund të sjellë...

Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të mbarojë punën me Hamasin

122 persona mes tyre 83 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e krizës në urisë në Gaza. Presidenti Donald Trump njofton se marrëveshja mes...

Lajme të tjera

Web TV