Takimi për diasporën, Rama flet për tërmetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Ndërkombëtare të Diasporës nuk ka qenë vetëm presidenti Meta por edhe kryeministri Rama i cili ka mbajtur fjalën e tij. Ndonëse tensionet mes institucioneve nuk kanë qenë në periudhën e tyre më të mirë, kjo ditë ka bërë bashkë në një tryezë Metën dhe Ramën.

Kryeministi vlerësoi kontributin financiar të diasporës, sa i takon ngjarjes së 26 nëntorit, ku një tërmet i fuqishëm goditi vendin, pasojë e të cilit ishin 51 viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

“Që në sekondën e parë patëm një mbështetje masive të diasporës, e cila në 30 vitet e transformimit të Shqipërisë ka qenë investitori më i madh në Shqipëri”,- deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se janari mund të jetë muaji në të cilin do të bëhet publike një faturë paraprake e dëmeve të tërmetit.

“Ne urojmë që brenda janarit të kemi një faturë paraprake  financiare të dëmeve të tërmetit, faturimi është një procesi që vazhdon”,- u shpreh Rama./Fjala.al/

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV