Erdogan: Ende nuk na kanë mbështetur për “zonën e sigurisë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk Erdogan ka akuzuar shtetet e fuqishme të botës se nuk e kanë mbështetur planin e tij për krijimin e “zonës së sigurt” në veri të Sirisë, ku ai planifikon që të vendosen rreth 1 milionë refugjatë sirianë. Deklaratën kreu i qeverisë turke e tha në Forumin Global të Refugjatëve që po zhvillohet në Gjenevë prej 17 dhjetorit.

“Edhe vendet që ne i konsiderojmë si më të fuqishmet dhe më të respektuarit nuk i janë përgjigjur akoma thirrjes sonë për një zonë të sigurt”- u shpreh presidenti Erdogan para gazetarëve në Gjenevë.

“Nëse kemi sukses, kjo do të hyjë si shembull në histori. Ata do të thonë  se ne kemi krijuar këtë qytet ose qytete për refugjatët. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme për ne. Projekti ynë është i shkëlqyeshëm”,- tha ndër të tjera presidenti turk.

Në forumin Global për Refugjatët, Erdogan tha se vendi i tij shpenzoi 40 miliardë dollarë për t’u kujdesur për rreth 3.7 milionë refugjatë sirianë të akomoduar në Turqi. Ai përsëriti akuzën ndaj Bashkimit Evropian se nuk arriti të plotësojë gjysmën e shumës prej gati gjashtë miliardë eurove që i premtoi Turqisë për të ndihmuar refugjatë sirianë./Fjala.al/

Të fundit

Pamje me dron/ Momenti i shpërthimit me tritol të ndërtesës pa leje në Radhimë

Një ndertëse trekatëshe u shemb me tritol mëngjesin e sotëm në Radhimë. Ekspertët e IKMT konstatuan se kjo ndërtesë buzë...

Këmbimi valutor 11 gusht/ Dollari dhe euro lëvizin lehtë, si qëndrojnë monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot, dollari amerikan këmbehet me 82.5 lekë në blerje dhe 83.8 lekë në shitje. Euro blihet me 96.5 lekë dhe...

Vila e sekuestruar e Berishës dhe vila e dyshuar si e Arben Ahmetajt

Mero Baze Sali Berisha është shfaqur në vilën e tij të sekuestruar në Lalëz. Të paktën tre fundjavat e fundit ai është parë aty nga...

Australia do të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara në shtator

Kryeministri australian, Anthony Albanese, njoftoi të hënën se Australia do të njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës gjatë Sesioneve të 80-ta të Asamblesë së Përgjithshme...

Kallas thërret sot takim të parakohshëm të ministrave të jashtëm të BE-së për Ukrainën

Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi një ditë më parë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e...

Lajme të tjera

Web TV