Hajdari e shqetësuar për investimet e huaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse në seancën e sotme plenare në Kuvend pritet të miratohet paketa anti-shpifje, deputetët kanë shmangur vemdjen nga kjo çështje duke folur për tema të ndryshme.  Deputetja e opozitës Rudina Hajdari i kërkoi qeverisë të bëjë kujdes me investimet strategjike që vinë nga Kina për  të mos shmangur vendet perëndimore.

Hajdari pasi ka shmangur opinionin e saj lidhur me censurën e medias ka ngritur kritika për qeverinë e cila sipas saj kërkon të shmangë vëmendjen me fjalime që nuk kanë interes për qytetarin shqiptar. Sipas saj investimet perëndimore nuk kanë besim që të vijnë të bëjnë investime këtu.

“Ne kalojmë ligje pa fund, dhe kjo tregon që kjo qeveri kërkon të shmangë vëmendjen me fjalime që nuk kanë interes për qytetarin shqiptar. Investimet strategjike, uron të mos jenë që vijnë nga vende si Kina, Turqia, se do të dëmtojnë vendin tonë. Për të projektuar qytete si smart city, këto vijnë të mbështetura nga qeveria e Kinës, ju duhet t’i kontrolloni këto investime dhe të jeni më seriozë, dhe sidomos nga aleatët tanë që po ngrenë shqetësimin për këto investime. Duhet të kthejmë sytë nga vendet perëndimore. Asnjë investim perëndimor nuk ka besim të vijë këtu të hedhë lekë pa pasur një reformë në gjyqësor.”, -tha Hajdari.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i tërhoqi vëmendjen pasi tha se devijoi marrjen e fjalës për procedurë dhe se nuk do ja jepte më fjalën.

/Fajala.al

Të fundit

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron jetë e moshuara

Ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës, e moshuara Manushaqe Gjoka, e cila u përplas në aksin Pogradec...

Trump patrullon rrugët e Uashingtonit, u çon ushtarëve pica dhe hamburgera

Të enjten Donald Trump bëri një vizitë tek ushtarët e dislokuar në Uashington, duke i siguruar ata se operacioni i tij për të rivendosur rendin në...

Katër fëmijët ishin në banesë, zbardhen detajet e rënda nga vrasja e shqiptares në Greqi

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë këtë mëngjes.Një 40-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten në hyrje të pallatit ku...

“The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Anne Hathaway dhe Meryl Streep rikthehen me bizhuteri luksoze dhe veshje që premtojnë të ndezin trendet e reja   Filmi i shumëpritur “The Devil...

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar...

Lajme të tjera

Web TV