Ligji “Anti-shpifje”/Nishani: Rama po policon mediat online

Ish-presidenti Bujar Nishani i është bashkuar korit të kundërshtarëve të ligjit “Anti-Shpifje”.

Përmes një postimi në Twitter, ish-kreu i shtetit thekson se qeveria e Edi Ramës po kërkon të kontrollojë mediat në internet.

Në këtë mënyrë sipas tij,  Rama po përhap autokracinë në Ballkan.

Solidaritet ! Mbroni fjalën e lirë në Shqipëri . Autokracia po përhapet në # Ballkan . Qeveria e Edi Ramës po policon mediat në internet”, shkruan Nishani në Twitter.