Ligji i Anti-shpifjes/ Gjoba stratosferike për portalet ‘abuzive’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligji i Anti-shpifjes i miratuar nga Kuvendi me shumicën e votave të deputetëve parashikon edhe gjoba strastosferike për portalet “abuzive”.

Paketa Antishpifje e cila është kundërshtuar në masë nga gazetarët dhe shoqëria civile parashikon masat konkrete ndaj mediave online.

Ligji “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” kanë një qëllim që të vendosin një kontroll të rreptë ndaj medieve online, apo portaleve.

Në këtë proces do të zbatohen dy ligje njëherësh, duke përfshirë dy institucione si AKEP dhe AMA.

Të gjitha portalet me domain “.al” duhet të regjistrohen, por mbi të gjitha pranë AKEP duhet të regjistrohen edhe ato portale që nuk kanë domain “.al”, por që janë të regjistruara jashtë Shqipërisë, që mund të kenë adresën “.net”, apo domaine të tjera.

Nëpërmjet ligjit Antishpifje parashikohen gjoba të majme ndaj këtyre portaleve nëse shkelin ligjin.

Në nenin 133 janë bërë disa ndryshime të cilat parashikojnë edhe gjobat ku “nga 100 000 Lekë deri në 1 000 000 Lekë në rastet kur OSHMA-të shkelin detyrimet e parashikuara në nenin 33 dhe 37 të këtij ligji;  nga 100 000 Lekë deri në 600 000 Lekë në rastet kur OSHPE-të shkelin detyrimet e parashikuara në nenin 33/1 të këtij ligji; Nga 40 000 Lekë deri në 800 000 Lekë kur nuk respektohet vendimi i Këshillit të Ankesave ose e drejta për përgjigje sipas parashikimeve të nenit 53/1 të këtij Ligji. Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës të përmendur më lart. Në rast përsëritjeje më shumë se 5 herë gjatë vitit të kaluar, subjekti nuk do të përfitojë lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër për një periudhë 3-vjeçare.”, thuhet në ligj.

Lexo edhe :  Shtohen fëmijët me spektrin autik, llogariten 6 deri në 14 mijë persona

Ligji kaloi në Kuvend dhe tashmë priten efektet e tij mbi median online.

Për më shumë lexoni tesktin integral të ligjit për mediat elektronike dhe ato online:

PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

 

Të fundit

Donte drejtësi, jo hakmarrje/ Gazetarja tregon detajet e atentatit ndaj Gjovalin Prendit

Vrasja e babait të Roan Brahimit mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë është ende pa...

Këmbimi valutor 25 prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.5 lekë dhe do shitet me 87.7 lekë. Ndërkohë...

Qëndrimi për Gazën: Papa Françesku na dha udhëheqje morale në kohë amorale

Me shprehjen e tij të çiltër për fyerjet e Izraelit, Papa i ndjerë tregoi hipokrizinë e mediave dhe politikanëve Owen Jones Vdekja e figurave kryesore publike...

Ankohet PS: Emigrantëve nuk u ka mbërritur zarfi

Procesi i votimit nga jashtë vendit po shoqërohet me ankesa, pengesa logjistike dhe shkelje të hapura të ligjit zgjedhor. Ndërkohë që ende në disa...

Lajme të tjera

Web TV