Murrizi në Kuvend: “Mediat nuk i kap ligji por tenderat”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Myslym Murrizi ka reaguar për projektligjin anti-shpifje i cili pritet të miratohet sot në Kuvend.  Ai i është kundërpërgjigjur Ramës duke i thënë se mediat nuk i kap ligji por tenderat.

Më pas ai ka akuzuar se nuk ka asnjë media apo portal të pavarur dhe për këtë ai është i gatshëm të kryqëzojë edhe mandatin e tij.

“E shoh me një ferexhe për tërmetin. Por fakti që po lexon librat e shenjtë ishalla është një përmirësim i dukshëm. Ishalla edhe për ligjin. Kjo paska qenë arsyeje që nuk janë hapur negociata për këtë shejtan ligj. Për ligjin e Peç-Mark-Zhejit. Hajde mazhorancë hajde. Po e bënit më para këtë. Ajo që nuk shoh unë tek kjo limonata është ajo e financimit. Kam qenë viktimë e tyre. Kush i paguan këto para? Nga vijnë këto para? A janë të deklaruara? Këto që të pushkatojnë me 12.7. Ku janë këto media të pavarura? Ku janë këto media të pavarura që i lëpihen qeverisë? Tek gazeta nuk thuhet. Është më shumë se limonatë. Nuk i ka kap ligji por tenderat se janë të kapur prej fyti sa kohë që aplikojnë për tendera e leje ndërtimi. Do dal unë të kryqëzoj mandatin tim nëse më gjeni një portal të pavarur.”, -u shpreh Murrizi.

Deputeti i opozitës shpjegoi politikën e medias në lidhje me strukturën e tenderave duke shpjeguar edhe rastin e Gjermanisë për lajmet fake.

“Sa bëhet një ndërtim i ri ngrihet një portal. Hajde ta bëjmë si Gjermania. Ligji limonatë del i thartuar. Do t’i zërë barku. Hajde ta bëjmë si ata burrat të parët në Evropë. Boll më me kinezëri duke shpikur rrotën. Në këtë sallë ka patur denigrim. Ky ka qenë vendi dhe salla më e ndyrë. Këtu është thënë, ‘t’i hash’ e ‘t’i bësh atë që nuk thuhet’. Këtu janë bërë të gjitha.”, -tha Murrizi.

Të fundit

24 orë në magjinë e bjeshkëve të Istogut

Nga Sali Berisha  24 orë në magjinë e bjeshkëve të Istogut Miq, 24 orët që kaluan ishin një udhëtim në rininë...

Spanja përballet me zjarre katastrofike, digjen 1.5 milion hektarë dhe 7 viktima (VIDEO)

Spanja po përballet edhe sot me zjarre të mëdha, ku zjarrfikësit po luftojnë me 14 vatra aktive. Numri i viktimave nga zjarret ka shkuar...

PAMJET/ Anija shqiptare “Lissus” shpëton 25 emigrantë në ujërat e Egjeut

Anija “Lissus” P-133 e Forcës Detare Shqiptare që shërben në mision ndërkombëtar, ka shpatuar 25 emigrantë afganë dhe sirianë, në ujërat e detit Egje....

Pranga turistit për 8.2 gr kanabis/ 19-vjeçari francez: S’e dija që në Shqipëri ndalohej

Vizita turistike në Shqipëri nuk ka shkuar aspak mirë për një 19-vjeçar nga Franca. Të nesërmen e mbërritjes bashkë me familjen në Tiranë, francezi...

E rëndë/ 4-vjeçari lëndohet gjatë lojës në kopësht, transportohet në spital

Sipas informacioneve zyrtare, i mituri dyshohet të ketë rënë aksidentalisht, ndërsa ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Ditën e djeshme, 14 gusht 2025, një djalë...

Lajme të tjera

Web TV