Otranto, hëna e plotë ngrihet nga malet e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hëna e plotë mahnit qytetin e Salento-s, dhe i dhuron pamje unike. Giusy De Santis dhe Luigi Marzo kanë fotografuar satelitin që mbizotëronte në qiellin e Otrantos, më 13 tetor, duke krijuar kështu një kompozim tepër të veçantë. Nga njëra anë katedralja, e në të majtën Hëna që ngrihet nga Shqipëria.

Nuk është hera e parë që malet shqiptare mund të shihen nga brigjet e qytetit të Salentos, dhe dy fotografët nuk kanë lejuar tu shpëtonte kjo panoramë, duke ruajtur kështu në fotografitë e tyre Hënën që ngrihet nga mali Çika.

“Ishte një pamje shumë e bukur ajo që shihej mbi kanalin e Otrantos”, dhe syrit të  një fotografi sigurisht që nuk mund ti shpëtonte kjo. Ajo është një pikë magjike sepse në ditë të caktuara mund të shohësh Shqipërinë nga brigjet salentine. Dhe është e pamundur ti rezistosh kësaj pamjeje. Është një fenomen jo i rrallë, i pavdekësuar në mënyrë të përsëritur nga fotografët në zonë, por tashmë që po afrohen dhe Krishtlindjet ka marrë një kuptim tjetër , nëse mendojmë për tërmetin që goditi popullin shqiptar. Të realizonte këto foto këtë herë, Giusy De Santis e pati më të vështirë duke patur parasysh atë që ndodhi në fund të nëntorit në Shqipëri, tërmeti i magnitudës 6.5 ballë, që u ndje dhe në qytetin e Puglia-s dhe që i mori jetën 51 personave: “Jam afër popullit shqiptar pas tragjedisë”, unshpreh ai.

Të fundit

Durrës Marina/”Projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve në ajër

Projekti strategjik i marinës së Jahteve në Durrës, që u reklamua si një investim prej 2 miliardë eurosh, dhe...

SHBA-të nxjerrin në ankand superjahtin e sekuestruar rus, me vlerë 325 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara po nxjerrin në ankand superjahtin luksoz rus, Amadea, i sekuestruar me vlerë 325 milionë dollarë. Kjo shënon shitjen e parë të...

Gjenerali gjerman ngre alarmin! Rusia ia ka gjetur “thembrën e Akilit” Evropës

Për të mundësuar lëvizjen më të shpejtë të trupave të NATO-s drejt kufirit lindor të Aleancës, si dhe për të mbrojtur popullin e Gjermanisë...

Shuhet “Bilbili i Labërisë”, ndërron jetë në moshën 65-vjeçare Bujar Tabulla

Bilbili i Labërisë, Bujar Tabulla ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Artisti i njohur, një nga zërat më të dashur dhe të veçantë të...

FOTO/ Aksidenti ajror në Ganë, kush janë dy ministrat që ndërruan jetë

Ministri i Mbrojtjes i Ghanës, Eduard Omane Boamah, dhe Ministri i Mjedisit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ibrahim Murtala Muhammed, kanë humbur jetën në një aksident...

Lajme të tjera

Web TV