Të palarat e Festivalit të 58, rrëfehet Kanita Suma: Më ftuan të këndoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, këngëtarja Kanita Suma, gjatë intervistës flet hapur duke thënë se më kanë ftuar për të qen pjesë e festivalit. Pra, ishte paracaktuar pjesëmarrja e saj. Ajo foli duke harruar se emisioni ishte drejtpërdrejt. Kastro Zizo një tjetër pjesëmarrës e rikujton Kanitën duke i thënë “je live nuk mund të japësh një deklaratë të tillë. Kanitua u kujtua se për të qënë pjesë e një kompeticioni kaq prestigjoz kalon në disa faza kualifikimi, dhe më pas përzgjidhesh nga juria përkatëse.

Mesa duket muzikanti i njohur Zhani Ciko që e drejton këtë juri nuk ka qenë i lirë në përzgjedhje. Kanita Suma bashkë me moderatorët e emisionit dhe me ndihmën e Kastro Zizos, i cili u tregua vigjilent, e anashkalojnë situatën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo deklaratë e këngëtares nuk mund të kalonte pa u pasyruar në media, pasi tregon mënyrën se si janë përzgjedhur këngëtarët që marrin pjesë në këtë vit në festival.

Duket se Festivali i 58-të nuk është më i njëjti me vitet e mëparshme, pasi shumë vipa të tjerë, që nuk kanë qenë pjesëmarrës, e kanë kritikuar këtë festival me në krye Vera Grabockën, e cila është drejtore Artistike dhe producente e Festivalit.

Një tjetër këngëtar i cili flet hapur, se Vera Grabocka i ka bërë padrejtësi, duke e përjashtuar nga festivali, ka qenë Erik Lloshi, i cili thotë se po bastardojnë çdo gjë. Kritikat kanë qënë të shumta. Këtyre i bashkëngjitet dhe kompozitorja Diana Ziu, e cila e akuzon drejtpërdrejtë Vera Grabockën, se ka marrë kompozitorë pa interes, të huaj dhe ka anashkaluar ata shqiptarë.

Ky është një lajm jo i mirë për shqipëtarët të cilët e presin me padurim këtë kompeticion prestigjoz, si të vetmin që zhvillohet çdo fundvit, për të shpërfaqur zërat potent dhe traditat muzikore të vendit, për të na përfaqsuar më pas në Eurovizion, i cili zhvillohet në maj 2020, në Rotterdam, Hollandë, ku lufta mes konkurrentëve është e madhe. Pjesëmmarrës janë emra të njohur të muzikës Shqiptare, por të lakuar shpesh si jo të duhurit për një skenë, e cila do të vlersojë muzikën shqiptare.

Lexo edhe :  Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil

Konkurentët janë:

Albërie Hdërgjonaj, Arilena Ara, Aldo Bardhi, Bojken Lako, Devis Xherahu, Elifara& Stresi, Elvana Gjata, Era Rusi, Gena, Genc Tukici dhe Nadia Tukici, Kanita Suma, Kamela Islamaj, Kastro Zizo, Olta Boka, Renis Gjoka, Robert Berisha, Sara Bajraktari, Tiri Gjoci, Valon Shehu, Ëendi Mancaku

Një nga artet më të bukura, padyshim është muzika, e cilësuar si ushqim për shpirtin, por duket se në këtë festival, drejtuesit nuk u mjafton vetëm kjo, jemi në pritje për ta parë deri në fund, me shpresën se mund të jetë ende një mbrëmje dinjitoze./Fjala.al/
/Përgatiti:Fjala.al/EnkelejdaFishekaj

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV