Arben Kraja zgjidhet në krye të SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur Arben Krajën mes 2 kandidatëve të tjerë  për kreun e SPAK-ut. 2 kandidatët e tjerë kanë qenë prokurorët Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Mbledhja plenare e KLP ka nisur me deklarimin dhe dorëzimin nga ana e anëtarëve të KLP-së i deklaratave, lidhur me pengesat ligjore dhe konfliktin e interesave në kuadër të procesit të vendimmarrjes për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

Dumani është votuar me 4 vota nga Bazaj, Dollapi, Cani dhe Esmeralda Cani. Anëtarët të cilët votuan pro shpjegojnë pse e kanë votuar Altin Dumani.

Arben Kraja ka paraqitur pranë KLP një kërkesë ku kërkon përjashtimin e anëtarit Tartar Bazaj nga votimi për drejtues të SPAK për konflikt interesi.

Kraja ka pasur dosjen e Bazaj nga ku ka dhënë dorëheqjen nga hetimi administrativ.

Anëtarët kanë dhënë mendimin e tyre nëse anëtari i KLP Tartar Bazaj është apo jo në konflikt interesi. Balla dhe Ibrahimi besojnë se ka një konflikt interesi në dukje i Bazaj.

KLP ka kaluar në miratimin e vendimit “Për emërimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” dhe më tej Kryetari i KLP ka shpjeguar mënyrën e votimit.

KLP ka vendosur një sistem pikëzimi me 7 kritere për secilin kandidat, mënyrë e përdorur edhe në përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Anëtarët plotësuan një formular sipas metodologjisë së pikëzimit për secilin kandidat.

 

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me qiradhënësit e pronave në Booking.com dhe AirBnb

Ish-shefi i Ushtrisë Britanike, Gjeneral Sir Patrick Sanders, ka paralajmëruar se Britania duhet të përgatitet seriozisht për një përballje...

Si i mori mbi 18 mijë vota?/ Sara Mile: Mu bashkuan simpatizantët e PD-së

Sara Mile, kandidatja për deputete më e votuar në 11 Maj për qarkun e Elbasanit ka folur në një intervistë për Euronews Albania mbi...

Zjarri pranë shtyllave elektrike del jashtë kontrollit në Fier, stakohet energjia

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Daullasit” në Fier. Zjarri i shkaktuar nga djegia e hamulloreve...

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet. Sipas të dhënave  të publikuara...

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik. Një superjaht luksoz,...

Lajme të tjera

Web TV