Belgjika merr në mbrojtje ‘Babalen’, avokati jep detajet e azilit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që u fol se në fakt Albert Veliu është arrestuar në një vend të Bashkimit Europian avokati mbrojtës i tij ka treguar se Veliu, i njohur ndryshe si Babalja është në azil në Belgjikë.

Ai është strehuar përkohësisht nga shteti belg dhe mësohet se mbrohet edhe atje nga avokati i tij. Personi që hyri në klonflikt me ish-ministrin e brendshëm dhe familjarë të tij u th se ishte arretsuar në Belgjikë.

Lajmi u dha nga mesi i tetorit të këtij viti. Por mbrojtësi i tij ligjor ka thënë në Top Channel se në fakt ai nuk ishte në dijeni të atij akti. Ai tha publikisht se bëhet fjalë për një strehim provizor që ka dhënë Belgjika, ndërkohë që ai ka mundur të nisë në drejtim të avokatëve të azilit të Veliut të gjithë dokumentacionin e duhur.

Sipas Tomë Gashit fati i Babales tashmë gjendet në duart e autoriteteve belge. Në rrëfimin e tij, Gashi nuk la të kuptohej se Babalja mund të largohej nga Belgjika për sa kohë ai pretendoi se ka nisur të gjitha shkresat ligjore dhe personale që i duhen klientit të tij.

Albert Veliu, i cili për disa kohë qëndroi i strehuar në Kosovë, nga frika se shteti do ta përndiqte, mundi të largohej në drejtim të Belgjikës.

Ndërsa prokuroria dhe gjykata e vazhduan hetimin në lidhje me të vërtetën e asaj ngjarjeje ku edhe personi i radhës i dënuar për të është ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Për kallzim të rremë gjykata dha dënim edhe për gazetarin Jetmir Olldashi, ndërsa lajmin për arrestimin e tij në mestetorin e këtij viti në Belgjikë e dha vetë ministria e Drejtësisë, vetëm pak orë pas ardhjes së informacionit.

Lexo edhe :  Rama: Në Delvinë janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë

Në reagimin zyrtar të saj u tha konkretisht se: “Ky shtetas është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimin. Kërkesa ka shkuar dhe jemi në pritje të këtij ekstradimi. Prokuroria ka kërkuar shtyrje të seancës deri në mbërritje të Albert Veliut. Gjykata pranon kërkesën dhe seanca e radhës caktohet data 30 tetor, ora 13.30”!

Albert Veliu u largua nga Shqipëria vetëm pak kohë pasi u publikua audio-përgjimi, ku pretendohej se ishte i përfshirë Geron Xhafa, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke bërë pazare droge. Ky audio-përgjim u publikua nga Partia Demokratike, por i ishte dorëzuar nga gazetari Jetmir Oldashi./Fjala.al/

Të fundit

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë, ai i mohoi kategorikisht...

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

Lajme të tjera

Web TV