“El Clasico” u mbyll në paqe, jashtë stadiumit gjendje lufte

Gjatë momenteve që në “Camp Nou” ishte duke u luajtur “El Clasico”, jashtë stadiumit ishte një gjendje lufte mes policisë dhe katalanasve, situatë e cila u shoqërua me 12 persona të plagosur, si edhe me arrestime të shumta.

Ndeshja midis dy ekipeve më te mira në Spanjë ishte e qetë dhe u mbyll në paqe me rezultatin 0-0.

Takimi i “El Clasico” pritej me shumë tensione, kjo për shkak sepse situate politike në të cilën ndodhet Spanja në këto moment nuk është fare e mirë.

Kjo ishte arsyeja sepse ndeshja nuk u zhvillua në tetor dhe u shty deri më tani, pikërisht për të evituar tensioned dhe përplasje jo vetëm të protestuesve, por edhe të tifozëve së bashku me ta.

Masat e marra nga policia ishin të mëdha dhe siguria në stadium ishte maksimale, në mënyrë që ndeshja të zhvillohej pa asnjë problem e pa ndërprerje.

I gjithë takimi shkoi mirë duke patur vetëm një incident të vogël kur ndeshja u ndërpre për pak në momentin kur në fushë u hodhën disa topa. Ndërkohë, jashtë stadiumit ishte krejt ndryshe me përplasje, arrestime si dhe me plagosje.

Në fotot e mëposhtëme janë disa nga parrullat e katalanasve ndër vite kundër qeverisë, të cilën ata e quajnë monarki./Përgatiti: Fjala.al/