“La Radura”, instalacioni si pjesë e procesit të rindërtimit pas tërmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“La Radura” quhet instalacioni i realizuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, që është ndërtuar në  parkun pas godinës së Këshillit të Ministrave dhe që u përurua sot dhe në prani të kryeministrit Edi Rama. Në këtë mënyrë Tiranës i shtohet një tjetër destinacion interesant, ku qytetarë, organizata e institucione të ndryshme mund të organizojnë takime e evente të ndryshme në një ambient të hapur.

Teksa hapi këtë takim, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke falënderuar arkitektin Boeri për realizimin e kësaj vepre, solli në vëmendje faktin se ajo vjen tërësisht në elementët e drurit, duke u përshtatur më së miri me ambientin përreth.

Më tej ai theksoi se “La Radura” në Tiranë, ashtu si edhe në Amatriçe të Italisë, megjithëse rastësisht vjen në mënyrë simbolike edhe si pjesë e procesit të rindërtimit pas tërmetit.

Gjatë përurimit, Rama tha se arkitekti i njohur do të jetë i angazhuar në fazën e rindërtimit në ndërtesave për banorët që mbetën pa strehë nga tërmeti  26 nëntorit. Kryeministri Rama tha se do të kemi me prioritet rindërimin, sidomos në zonat rurale. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë garantoi qytetarët e prekur se brenda vitit të ardhshëm do kenë shtëpinë e tyre. Sipas tij, ndërtimet e shtëpive  në zonat e prekura do të bëhen me cilësi të lartë dhe sipas standardeve.

Ndërsa vetë Stefano Boeri u shpreh se duhet të ndiqet modeli italian duke propozuar stilin barok të ndërtesave, si në Silici.

Takimi për inaugurimin e “La Radura-s” shërbeu gjithashtu edhe për zhvillimin e një  debati të  hapur ndërmjet arkitektëve shqiptarë dhe të huaj mbi projektimin e lagjeve të reja, për strehimin e të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit

Lexo edhe :  Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Vepra e artit “La Radura” ose e thënë shqip hapësira bosh pa pemë në mes të pyllit, sipas Stefano Boerit është koncidencë pasi është e përafërt me një instalacion në Amatrice, por kjo hapësirë artistike ishte porositur para tërmetit nga Bashkia e Tiranës/ Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do...

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të paguhet. Për të disatën herë ajo...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Lajme të tjera

Web TV