“Lada”, nëndetësja “e padukshme” që nuk kapet nga radarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia vazhdon të eksperimentojë sa i përket armatimit dhe të prodhojë armë të sofistikuara. Nëndetëset e projektit 677 të kategorisë “Lada” i përkasin gjeneratës së katërt së modelit naftë-elektrike.

Lancimi i llojit të dytë të nëndetëseve naftë-elektricitet i projektit 677 (kategoria Lada), Kronshtadt, u bë në një ceremoni në St. Petersburg, Admiralty Shipyards.

Gjenerata e ardhshme e nëndetëseve, sipas ekspertëve rus, është që ato të jenë “të padukshme” për radarët e armikut.

Nëndetësja filloi të ndërtohet në vitin 2005. Pas disa ndërprerje në punën ndërtimore dhe në financim, më në fund dita e saj për t’u hedhur në ujë, erdhi. Ngadalësimi në ndërtim u dha mundësi ekspertëve të përdornin përvojën e fituar në ndërtimin dhe vënien në përdorim të nëndetëses “Shën Petersburg”.

Nga të gjithë parametrat, kjo nëndetëse e tejkalon paraardhësin e saj – projektin 636. Ekspertët janë shprehur se janë të sigurtë se e ardhmja e forcës jo-bërthamore e nëndetëseve të Marinës Ruse, do të duhet të mbështetet në projektin 677. Do të ketë një seri të madhe

Nëndetëset e projektit 677 të klasës Lada i përkasin gjeneratës së katërt të modelit naftë-elektrike. Në pozicionin sipërfaqësor zhvendosja e saj është rreth 1,750 ton. Shpejtësia maksimale është 21 nyje nën ujë. Lada ka një ekuipazh prej 35 vetësh dhe mbart raketa të kalibrit të lundrimit.

“Shën Petersburg” është anija udhëheqëse e projektit 677. Ceremonia e lancimit të saj u zhvillua në vitin 1997. Ajo u dorëzua në Marinën Ruse më 1997 për operacione eksperimental, e cila do të përfundojë në 2019.

“Kronshtadt” nisi të ndërtohej në 2005. Në një farë pike, projekti u ndërpre për të rinisur në 2013.

Aktualisht, Admiralty Shipyards është duke ndërtuar një nëndetëse tjetër të llojit Lada – The Velikiye Luki.

Lexo edhe :  Masakra e terroristëve në Beslanit të Rusisë, akti tragjik me 385 të vrarë

 Përgatiti për botim: L.Veizi/ Burimi: tass.com/ Fjala.al/

Të fundit

‘Do prehesh në Vunoin tënd’, mesazhi që la Rama në librin e ngushëllimeve për Anagnostin

Kryeministri Edi Rama, gjatë homazheve në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti, la edhe një mesazh në librin e ngushëllimeve....

Sot, 100-vjetori i themelimit të Bankës së Shqipërisë

Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Themelimi i saj u bë realitet në bazë të marrëveshjes së përfunduar nga Mufid Libohova...

1969 – Vdes Ho Shi Min, udhëheqësi historik i Vietnamit

Më 2 shtator 1969, në Hanoi, ndërroi jetë Ho Shi Min, udhëheqësi historik i Vietnamit, i cili u bë simbol i qëndresës kundër kolonializmit...

I thanë nuk do të bëhesh kurrë shefe, ajo u kthye dhe e bleu të gjithë kompaninë

Të bësh një biznes të suksesshëm në çdo fushë kërkon këmbëngulje. Julia Stewart iu tha se nuk do të bëhej kurrë CEO e Applebee ndërsa...

Solidaritet me Gazën në Festivalin e Filmit në Venecia

Në Festivalin e 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia një i ftuar në tapetin e kuq mbante banderolë me mbishkrimin “Ne të gjithë jemi...

Lajme të tjera

Web TV