Përgjigje Presidentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Zija Çela

Siç është bërë e ditur tashmë, në adresën zyrtare në Facebook, Presidenti Meta, ka shpërndarë (datë 16 dhjetor) statusin tim: “Tel hekuri për gjuhën e medias”. Ky shkrim të nesërmen u publikua në gazetat “Panorama”, “Koha Jonë”, “Telegraf”, “Standard”, etj.

Njëherësh me shkrimin, në “Koha Jonë” u botua edhe teksti, i cili shoqëron shpërndarjen: “Zija Çela, një emër dhe një mendje që duhet dëgjuar në çdo kohë!”,- shkruan Presidenti Meta.

Më poshtë përgjigjja ime në faqen zyrtare në Facebook. Meqë shkrimi është lexuar e komentuar gjerësisht, komente kësaj here nuk pres.

“Zoti President!

Ju falenderoj përzemërsisht për besimin kaq dashamirës dhe vlerësimin e njerëzishëm. Ju lutem me ndjeni për vonesën e reagimit tim, pasi pa ngritur sytë sot më shkoi dita në “gurore”, domethënë, në punën që bën prozatori profesionist.

Zoti Meta, njëherë, kur pati ndryshim posti në presidencë, aty u organizua një takim me shkrimtarë e artistë. Më kujtohet se po ndihesha ngushtë, ngaqë kolegët e parë po kërkonin mbështetje për udhëtime, për dieta, për pagesë të honorareve, etj. Këshilltari Nazarko m’u afrua dhe, miqësisht, më kërkoi të flisja.

Kur e mora fjalën, as unë nuk bëra përjashtim, kërkova një gjë, por një të vëtme. I kërkova Presidentit Mejdani që institucioni i kreut të Shtetit, pavarësisht presioneve që do t’i bëheshin nga të gjitha krahët, të qëndronte në lartësinë e detyrës. Dhe, sipas meje, Ai qëndroi. (Nuk është në natyrën time që askujt të shpejtoj për t’ia numëruar gabimet, pa ia njohur ma parë meritat.)

Për të mirë a për të keq, unë nuk jam i anëtarësuar në asnje parti politike. Madje, edhe pse të domosdoshme, statutet e tyre më ngjajnë disi me rregulloret ushtarake. Por kam respekt dhe një tërheqje të vazhdueshme ndaj biblës së politikës, KUSHTETUTES.

Lexo edhe :  Pse letrat e programeve të partive përdoren si kaush për fara kungulli?

Përveçse sanksionon rregulla e parime të detyrueshme të demokracisë, kam bindjen se fryma e saj transmeton gjithashtu edhe nivelin e moralit e të dinjitetit të shoqërisë shqiptare. Ja përse nuk mund ta ndaj ndërgjegjen krijuese të shkrimtarit nga ndërgjegjja e qytetarit, çka më nxit të jem në mbrojtje të parimeve të konsakruara.

Mbarësi, mbarësi ju uroj, zoti President!”/Fjala.al/

Të fundit

Stacionet e plazhit, nis faza e dytë e aplikimit

Nisin aplikimet e fazës së dytë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2025. Sipas njoftimit...

Mot i keq në Italinë veriore, disa rajone mund të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Një valë e madhe e motit të keq po godet rajonin e Piemontes, me kryeqytet Torinon. Mëngjesin e sotëm lumi Po ka dalë nga...

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin Shtetëror të Floridës, 4 persona të plagosur

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mesditën e sotme në kampusin e Universiteti Shtetëror të Floridës, sipas burimeve lokale të zbatimit të ligjit. Forcat...

Iu refuzua kërkesa në rendin e ditës, FSHF bojkoton Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të KOKSH, që do të...

Miliona dollarë borxhe? Të afërmit thonë se Justin Bieber është në krizë financiare

Justin Bieber po përballet me një periudhë të vështirë në jetën e tij, ndërsa burime pranë këngëtarit kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen...

Lajme të tjera

Web TV