A duhet të frikësohet mazhoranca nga SPAK?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ka sjellë kuriozitetin e të gjithëve, se kë do të hetojë SPAK-u.

Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin si nga opozita dhe mazhoranca do t’i druhen hetimeve të SPAK-ut.

Duke iu referuar natyrës së kësaj strukture, deputetja e PS, Ermonela Felaj thekson se çdokush do të mbajë përgjegjësi nëse ka shkelur ligjin qoftë nga e majta apo e djathta.

Sipas saj reforma në drejtësi është ndërtuar në mënyrë të tillë që mos bllokohet nga politika.

Unë besoj që kushdo qoftë në mazhoranca ose jo, mjaft që ka mbajtur cilësinë e zyrtarit në rast se ka shkelur ligjin sigurisht që duhet ti druhet. Asnjë gjë nuk kalon kështu kaq lehtë në këtë botë, një ditë do të përballesh me përgjegjësitë e tua.

Unë besoj se kjo të jetë e qartë për çdo zyrtar, apo për këdo që aspiron të punojë në administratë një ditë si zyrtar. Situata ku ndodhemi pas tërmetit duhet ti përafrojë palët politike tha Felaj, sepse kjo i shërben vendit.

Është një situatë që duhet ti bënte palët politike që të afroheshin dhe të bashkonin përpjekjet e tyre në përballimin e një situate të veçantë siç ajo që ne jemi duke përjetuar që prej datës 26 nëntori.

Është e rëndësishme që pas përballimit të fazave të para, edhe faza tjetër ajo e rindërtimit të përballohet me të njëjtin solidaritet dhe me të njëjtat përpjekje. Shpresoj që ky të jetë një moment përafrimi sepse i shërben vendit”, është shprehur Felaj për Ora News.

Të fundit

Qeveria miraton programin për punësim në administratë! 600 të rinj trajnim me pagesë

Emigracioni i lartë dhe papunësia në radhët e të rinjve ka shtyrë qeverinë të hartojë më shumë politika për...

Alcaraz fiton maratonën 5 orëshe ndaj Sinner dhe mbron kurorën e kampionit

Pas 5 orësh e 30 minutash lojë, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz mundi 3-2 në finale italianin Jannik Sinner, duke u shpallur kampion për të...

“Arjan Ndojit iu bë atentat pasi e kërcënoi Rama në Kuvend”

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi arsyen pse i...

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Riga për ndeshjen ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Rigës, Letoni, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë, që do të...

Forcë e pashmangshme, Alcaraz fiton Roland Garros me rikthimin më të çmendur në histori

Carlos Alcaraz mbrojti titullin e tij në French Open me një rikthim spektakolar pasi shpëtoi tre pikë ndeshjeje dhe luftoi nga dy sete poshtë...

Lajme të tjera

Web TV