Dhurata 5.5 mln euro, prokuroria mbyll hetimet për familjen nga Gjadri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e një transferte parash, që kap vlerën e 5.5 milion eurove, e cila bëri bujë rreth një vit më parë, ka përfunduar në pushim hetimesh. Prokuroria nuk ka mundur më të vijojë hetimet pas kthimit të përgjigjeve të të gjitha letërporosive që kishte kërkuar gjykata dhe kishte vënë në dispozicion dërguesi i vlerës nga Suedia.

Një prej njerëzve më të pasur të planetit, u përfshi në një dyshim për pastrim parash në vendin tonë, pasi askush nuk mund të besonte se shifra marramendëse duhej të kishte për pritës një njeri të thjeshtë, të panjohur dhe fukara.

Shifra të tilla gjithmonë janë menduar si dhurata të ligjshme për politikën apo kompanitë e mëdha, dhurata që në fakt asnjëherë nuk bëhen publike për opinionin publik.

Historia e familjes Voci, vajza e të cilit gjendet në krye të punëve të biznesmenit të fuqishëm suedez, u bë e njohur nga mediat vizive për të vijuar më pas me betejën gjyqësore deri para pak kohësh, kur prokuroria ka vendosur të pushojë hetimet për të.

Burimet nga Prokuroria e Lezhës bënë me dije se kërkesa për pushim hetimesh ka ardhur nga gjykata pasi janë sjellë të gjitha dokumentet e kërkuara nga palët nën akuzë.

 Pushimi i hetimeve

Prokuroria e Lezhës ka vendosur të pushojë hetimet për çështjen që ka të bëjë me sekuestrimin e 5.5 milion eurove në janar të këtij viti. Vendimi është marrë pak ditë më parë nga prokurori i çështjes, i cili pasi realizoi një sërë veprimesh hetimore, doli në konkluzionin se eurot e ardhura nga Zvicra dhe Suedia, në drejtim të një të moshuari Pjetër Voci nga Gjadri i Lezhës, nuk ishin financa të përfituara nga aktivitet kriminale.

Lexo edhe :  Rruga e Dukagjinit, Rama publikon pamjet nga punimet: Ndër segmentet më të rëndësishme

Gjatë hetimit 12 mujor familja Voci, arriti të siguronte prova, si kontrata dhe bilance financiare të disa kompanive në Zvicër dhe Suedi, që vërtetonin se këto para ishin të ligjshme. Kjo sasi e madhe në euro, vinte në Shqipëri nga miliarderi suedez Sten Aken, 78-vjeçar dhe përfituese ishte familja Voci nga Gjadri.

 Lirimi i llogarive

Nisur nga kjo situatë, prokuroria ka tërhequr dhe sekuestron duke lënë të lira llogaritë bankare të anëtarëve të familjes Voci në Lezhë. Me vendim gjykate në janar 2019, familjes Voci i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5,5 milionë euro dhe shumë apartamente të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme.

Më datën 22 janar, prokuroria nisi procedimin penal të referuar nga policia për pastrim parash dhe më 23 janar gjykatësi Artan Hajredinaj pranoi vendosjen në sekuestro preventive të llogarive bankare të Pjetër Vocit dhe bashkëshortes së tij, dy bashkëshortë të moshuar.

Në emër të 83-vjeçarit, Pjetër Vocit, suedezi Sten Ake Lindholm, ka bërë disa transferta bankare, më e madhja është 3.8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur.

Ka rezultuar se sapo ka marrë paratë, familja Voci ka blerë një apartament edhe të një personi politik. Pas gati një vit hetime, prokuroria ka vendosur të pushojë këtë çështje, pasi nuk u arrit të siguroheshin prova për akuzën e “Pastrimit të parave”./Fjala.al/

Të fundit

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiçit në...

Sulmet kundër prodhuesve vendas kanë vetëm një shpjegim: janë makineri gjobash!

Në një botë ku media është vendosur të mbrojë të vërtetën, të informojë dhe të ngrejë zërin për drejtësi, në Shqipëri kemi krijuar një...

Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA falë tarifave të mia!

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Lajme të tjera

Web TV