I përfshirë në aferën korruptive të iceneratorëve, arrestohet biznesmeni i njohur (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Regan Merdanin, shtetasin e cili kërkohej nga SPAK për inceneratorin e Fierit.

Merdani është dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”

NJOFTIMI I POLICISË:

-Regan Merdani, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili u lokalizua dhe u kap në lagjen nr. 4, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Hetimet për 32-vjeçarin kanë nisur që në vitin 2016 dhe si rezultat i tyre është provuar se ky shtetas e kryente mashtrimin lidhur me TVSh-në, përmes një biznesi në fushat e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore;

I përfshirë në aferën korruptive të iceneratorëve,

Ndërkohë që ndaj tij, SPAK kishte lëshuar urdhër-arrest për çështjen e inceneratorëve. Përveç Merdanit, në listën e SPAK ishin edhe: Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Giuseppe Ciaffaglione. Të gjithë janë të dyshuar se janë përfshirë në pagesën fiktive të babait të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, që rezultonte të kishte vetëm emrin si i punësuar në këtë kompani.

Përmes tyre, sipas Prokurorisë së Posaçme janë bërë pagesa për punime të pakryera, për një vlerë për mbi 1.2 milionë euro, të cilat dyshohet se i kanë kaluar më pas në formën e ryshfetit, ish-ministrit Lefter Koka, përmes kompanive të tjera të familjarëve të tij. Këto kompani janë përmendur se kanë vënë në jetë të njejtën skemë dhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit, për të cilin janë mbyllur hetimet. Ndërkohë ato vijojnë dhe për inceneratorin e Tiranës, por deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë./e.t

Të fundit

“Libri i Blamit” sjell në shqip një shikim ndryshe të holokaustit

Në Bibliotekën Kombëtare u zhvillua një takim kushtuar letërsisë ballkanike, rolit të TRADUKI-t, e veçanërisht librit “Libri i Blamit”,...

DPA përuron hapësirën më të re kulturore në kryeqytet

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka përuruar hapësirën më të re kulturore që i shtohet kryeqytetit. Një sallë shumëfunksionale që do të shërbejë...

Belgjikë, shqiptarët kthejnë lavazhin në shtëpi bari, arrestohen

Me kërkesë të prokurorisë publike dhe policisë, shërbimet komunale të Olen në Belgjikë çmontuan një plantacion të madh kanabisi në një ndërtesë biznesi në...

Zgjedhja e një modeli të ri për të qenë të suksesshëm

Zhak Attali Në çdo shoqëri, që nga fillimi i kohës, të gjithëve iu është caktuar një model suksesi. Nga gjinia e tyre, nga kasta e...

Udhëheqësit duhet të fokusohen drejt kapitalizmit të qëndrueshëm

Shawn D. Nelson Forbes Kapitalizmi i qëndrueshëm balancon fitimet me interesat e të përbashkëtave, sociale dhe ekologjike. Kapitalizmi është rrënja e të gjitha të këqijave. Kapitalizmi shfrytëzon....

Lajme të tjera

Web TV