Ilir Meta flet për lirinë e medias; Do ta shoh me vëmendje të veçantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka folur në konferencën vjetore të Avokatit të Popullit. Ky fjalim kishte në fokus lirinë e medias në Shqipëri si një nga treguesit kryesor për demokracinë e një vendi. “Liria e shprehjes është e drejta e individit dhe komuniteteve të shprehin mendimet dhe idetë e tyre, pa frikën e shpagimit, hakmarrjes, censurës apo sanksioneve ligjore”, ka thënë Meta.

Duke rikujtuar vështirësitë në Shqipërinë e komunizmit, u vu theksi te revolucioni mediatik në të cilin ka kaluar vendi ynë. Meta tha se pavarësisht këtyre ndryshimeve të mëdha duhet reflektim nga ana e shoqërisë dhe politikës pasi liria e medies në vendin tonë është përkeqësuar, ashtu si mjedisi i punës së gazetarëve. Shqetësimet e tyre nuk dëgjohen.

“Shkëmbimi i ideve dhe mendimi i lirë janë mjetet më efikase për të zhvilluar demokracinë. Liria e shprehjes është tregues i qeverisjes së lirë dhe demokratike. Demokracia përparon bazuar në lirinë e shprehjes. Informimi i lirë është mjeti më i rëndësishëm për të kontrolluar demokracinë si formë e qeverisjes.
Pronarët bëjnë vetë redaktorët se janë shitur.

Sipas raporteve ndërkombëtare, media shqiptare rezulton pjesërisht e lirë. Media të mëdha u shërbejnë si platforma lobuese pronarëve të tyre duke promovuar autocensurë”, u shpreh ai. Ai e ka cilësuar medien në Shqipëri si një parim të shenjtë që mbrohet nga Kushtetuta.

Zoti Meta rikujtoi se Shqipëria ka humbur pikë në raportin e lirisë së medias duke veçuar se ka patur një përkeqësim të situatës në media. Gjuha e urrejtjes e përdorur nga politikanët ka nxitur edhe ikjen për 1 mije banore 16% te popullsisë.

Ndërsa në lidhje me paketën anti-shpifje që do t`i shkojë këto ditë Presidenti bëri me dije publikisht që do ta shikojë me shumë vëmendje. Është ligji nga i cili nis edhe gjobitja e medieve kryesisht online. Gazetarët dhe shoqatat e ndryshme i kanë bërë thirrje Metës që të mos e miratojë projektin e qeverisë Rama./Fjala.al

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV