Vrasja në Korçë, babai ngre alibi për djalin: E kisha në gjumë në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Djali ka qenë në shtëpi në orën 6 të mëngjesit. S’kemi pasur konflikte me Flamurin”. Kështu deklaron babai i 18-vjeçarit Devis Hoti, i cili u arrestua në lidhje me vrasjen e Flamur Ducit në Korçë. Ngjarja ndodhi dje në mëngjes në fshatin Mborje, pranë dyqanit të viktimës. Babai i autorit ka mohuar faktin që djali i tij të ketë lidhje me vrasjen e kushëririt.

Ai tha se me 45-vjeçarin, baba i dy fëmijëve, kishin raporte normale si familje. Ai ka dalë në krah të të birit duke ngritur edhe një alibi që sipas të dhënave të medieve lokale ka bërë ka përjashtuar të birin nga çdo akuzë që është ngritur për masakrën e një ditë më parë.

Në rrëfimin e tij thuhet: “Djali ka qenë në shtëpi në orën 6 të mëngjesit. Ka qenë këtu. Viktimën e kisha kushëri, djalë halle. Kemi patur marrëdhënie normale. Nuk kishim konflikte me ata. Le ta gjejë policia vetë pse është arrestuar djali. Edhe neve na morën deklaratën policia, por në shtëpi.”, tha babai i 18-vjeçarit. Ky i fundit u arrestua sot nga policia e Korçës, ndërsa rezulton person me precedentë penale, pasi më herët ka qenë i dënuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Policia e Korçës ka bërë me dije para disa orësh se ka prova të forta dhe të mjaftueshme që e vënë në pozita dyshuese të riun. Por nëse nuk arrihet të provohet alibia e të atit që ka të bëjë me faktin që i biri ka qenë në gjumë atëherë djali do të lihet nën akuzën e vrasjes.

Mësohet se prokuroria dhe policia kanë gjurmët e tij që janë gjendur në vendin e ngjarjes, por konkretisht nuk flitet se për çfarë gjurmësh konkrete flitet. Fillimisht u dyshua se shkak duhej të ishin problemet familjare ndërsa orëve të vona të mbrëmjes së djeshme u tha se është shoqëruar një djalë dhe se ishte edhe personi kryesor i dyshuar. /Fjala.al/

Të fundit

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga...

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Lajme të tjera

Web TV