Rinovim i kontratës? Diskutohet e ardhmja e Messit te Bracelona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi i Barcelonës ka kërkuar rinovimin e kontratës me yllin e saj, Lionel Messin. Në një komunikim me babanë dhe agjentin e argjentinasit, Jorge Messi ata kanë thënë se planifikojnë të rinovojnë kontratën me të deri në vitin 2022.

Në një shkrim të gazetës Mundo Deportivo shkruhet se qëllimi i katalunasve është zgjatja e marrëveshjes aktuale me 12 muaj të tjerë më Messi, pasi kontrata aktuale përfundon në verën e vitit 2021.

Presidenti i Bracelonës, Josep Maria Bartomeo, mbaron kontratën me klubin në të njëjtin vit, por ai nuk mund ta rinovojë dhe kjo për shkak të rregullavetë klubit.

Ndërkohë po aty thuhet se në kontratat e firmosura deri më tani me katalanasit Messi gjithmonë e  ka patur mundësinë e për tu larguar, megjithatë deri më tani kjo gjë nuk ka ndodhur.

Deri më tani presidenti i Barçës dhe babai i argjentinasit nuk janë ulur ende për diskutimin e kësaj çështjeje.

Barça dëshiron që t’i ofrojë Messit një kontratë të përjetshme, që tejkalon edhe vetë futbollin, ku përfshihet edhe lidhja midis markës “Messi” dhe klubit spanjoll me të paktën 10 vite.

Argjentinasi ka luajtur me Barcelonën për 16 sezone dhe ka shënuar plot 617 gola, në 704 ndeshje me ekipin.

32-vjeçari ka arritur që të fitojë 34 trofe ku përfshihen dhjetë tituj të La Ligës, katër të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë të Copa Del Rey./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Rënia e lindjeve, kambanë alarmi, sociologu: Shqipëria së shpejti pa popullësi

Viti që lam pas regjistroi dhe vitin me nurmin më të ulët të lindjeve në tre dekadat e fundit,...

Arta Bajrami rrëfen dramën personale: Dy fëmijë me autizëm, por nuk dorëzohem

Këngëtarja Arta Bajrami, në një intervistë të dhënë së fundmi ajo ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private. Ajo eshtë nënë...

“Certifikatat janë zero lekë”, Rama në Himarë: Mos bini pre e broçkullave, jam një nga ju

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përpara banorëve të Himarës, tha se certifikatat e pronësisë që po shpërndan nuk bëjnë asnjë lekë. Rama theksoi...

Rama ndan titujt e pronësisë në Himarë! Ja kush janë trashëgimtarët!

“Mirëdita dhe faleminderit shumë që jeni këtu sot dhe faleminderit që pjesa më e madhe po qendroni në diell për një aktivitet që është...

Kush është njeriu i “SHIK-ut” që fundosi Sali Berishën në Britani?

Në një lidhje direkte me “Top Story-n” gazetari Muhamet Veliu është pyetur nga analisti Arjan Curri nëse “ka ndikuar dëshmia e një ish-shiksi të...

Lajme të tjera

Web TV