Yuri Kim merr “dritën jeshile”, zyrtarisht ambasadore në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarja e lartë e e Departamentit Amerikan të Shtetit, Yuri Kim, është zgjedhur për të qenë ambasadore e SHBA-së në Shqipëri. Ajo ishte emëruar nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti.

Kim, sipas një përmbledhje të karrierës së saj të publikuar në Universitetin e Guamit, në ishullin Mangilao në Paqësor nën varësinë e SHBA-ve, ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare nëpër rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe shërbimet për NATO-n.

Zyrtarja ka qenë shefja e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit në vitet 2015-2017. Më parë ajo ishte drejtoreshë e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake, përgjegjëse për politikat e SHBA-së lidhur me vendosjen e forcës së NATO-s, SHBA-ve dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e çështjeve të tjera të politikës transatlantike të sigurisë.

Ajo ka mbajtur rolin e Këshilltares Politike në Ankara në vitet 2011-2014, ku ishte përgjegjëse për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, NATO-s dhe rajonal me Turqinë, veçanërisht në lidhje me zhvillimet në Siri, Irak dhe Iran.

Si Këshilltare Politike në Bagdad, në vitet 2009-2010, ajo u angazhua me udhëheqësit irakianë në spektrin e plotë të çështjeve të brendshme, dypalëshe dhe rajonale. Ajo gjithashtu punoi me zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes për të planifikuar dhe ekzekutuar tranzicionin e detyrave kritike, përgjegjësive dhe buxheteve nga forcat amerikane të Irakut në entitetet civile amerikane dhe irakiane.

Para kësaj detyre, ajo ishte asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit Shtetëror për Çështjet e Azisë Lindore dhe Çështjeve Paqësore dhe një anëtar i delegacionit të SHBA-së në bisedimet gjashtëpartiake që synonin denuklearizimin e Koresë së Veriut.
Ajo ka shërbyer gjithashtu në Seul, Tokio dhe Pekin dhe në Sekretariatin Ekzekutiv në mbështetje të sekretarit Colin Powell.
Kim mban një diplomë Bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhët koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke.

Lexo edhe :  Cila është padia që mori Flamur Noka nga punonjësi i burgut?

Kim shtoi se do të inkurajonte gjithashtu Shqipërinë të zbatonte plotësisht reformat në drejtësi, përfshirë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e strukturave të posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo tha se sheh si përparësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërnacional. Gjithashtu premtoi se do të punonte për të nxitur eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Të fundit

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë....

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

30 qershor 1908 Në agimin e një dite të zakonshme vere, më 30 qershor 1908, qielli mbi Siberinë lindore u çel befas nga një dritë...

Ministri i Jashtëm gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet. Kështu u shpreh kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa Rusia javët...

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve të armatosura, milicive lokale dhe...

Lajme të tjera

Web TV