Aksidenti, i riu përplas për vdekje të moshuarin në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdojnë aksidentet me pasojë marrje jetësh njerëzore në vendin tonë. Edhe orëve të vona të së djeshmes është regjistruar një tjetër ngjarje e rëndë dhe kësaj here në kryeqytet ku një i ri ka përplasur për vdekje një kalimtar.

Policia ka ndaluar të riun dhe ka shoqëruar për në spital të aksidentuarin por për fatin e keq nuk ka mundur t`iu mbijetojë plagëve të marra.

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ka aksidentuar për vdekje një 73-vjeçar.

“Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me automjetin, tip ‘”Mercedes Benz”, në rrugën e “Durrësit”, ka përplasur shtetasin Gj. L., 73 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve dhe plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë”, njofton policia.

 Njoftimi i policisë

Mbrëmë afër mesnatës policia njoftoj se: “aksidenton me automjet një 73-vjeçar në rrugën e “Durrësit”, arrestohet drejtuesi i automjetit. Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. M.,27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me automjetin, tip ‘”Mercedes Benz”, në rrugën e “Durrësit”, ka përplasur shtetasin Gj. L., 73 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve dhe plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekje” në ngarkim të shtetasit E. M.

Aksidenti i orëve të vona të së djeshmes është i treti i regjistruar ditën e djeshme në vend. Më herët u shkaktuan edhe dy të tjerë, ku u shënuan 6 persona të plagosur por për fatin e mirë të gjithë kanë mundur të shpëtojnë.

Pavarësisht që policia ka shtrënguar masat duke vënë gjoba, si duket gjobat vihen vetëm për kundravajtje pa mundur të realizohet një sensibilizim konkret qytetar sidomos në kohë festash dhe në kohë reshjesh. /Fjala.al/

Të fundit

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së...

Rama ndan pamjet/ Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ura e Dragotit, të cilën e vlerëson si një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa. Gjithashtu nënvizon se është...

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me miqtë dhe partnerin e saj...

“Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve

Nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese 40 vjeçari shqiptar në Greqi, Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e...

Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në...

Lajme të tjera

Web TV