Bandat kriminale sulmojnë të pasurit në New York

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hamptons është një nga lagjet e cila ka një reputacion si tokë e rezervuar për të pasurit dhe shtresat e larta. Ndoshta një diskriminim i tillë ka tërhequr vëmendjen e bandave famëkeqe të rrugëve të New Yorkut.  Pretendohet se një prej bandave më famëkeqe, MS-13 të ketë kryer vrasje të tmerrshme në këtë lagje, gjë që ka alarmuar pasanikët.

Vetëm vitin e kaluar u gjetën katër kufoma të masakruara brenda kësaj lagjeje.

Por kush është MS-13?

Mara Salvatrucha , e njohur zakonisht si MS-13 , është një bandë kriminale ndërkombëtare që filloi në Los Angeles , California, në vitet 1970 dhe 1980. Fillimisht, banda u krijua për të mbrojtur emigrantët Salvadoran nga bandat e tjera në zonën e Los Angeles. Me kalimin e kohës, banda u shndërrua në një organizatë më tradicionale kriminale. MS-13 karakterizohet nga egërsia e saj dhe rivaliteti me Bandën e 18-të të Rrugës .

Kohët e fundit kjo bandë ka kanë qenë shumë aktivë pikërisht në Long Island duke i detyruar pasanikët në panik të marrin masa ekstreme. Ata kanë kërkuar që të rrisin masat e sigurisë në shtëpitë e tyre duke porositur dritare dhe dyer të blinduara, gjithashtu edhe bunkerë apo dhoma paniku.

Në vende suburbane, kjo është një lloj revolte e shtresës së varfër kundër të pasurve të cilët nuk kanë ku çojnë paratë dhe katandisen t’i harxhojnë dukë porositur xham antiplumb 6000 dollarë. Diferenca ndaj shoqërive urbane nuk ka të bëjë me sa para kanë të pasurit, pasi vende ku shtresëzimi shoqëror është i theksuar ka plot.

Imagjinoni sikur një grup rebelësh të turreshin drejt zonës së “rolling hills”, maksimumi do godisnin me vezë ose domate në muret e rezidencës. Kjo nuk është për shkak se pakënaqësia është më e vogël ndaj shtresës së pasur, përkundrazi, shoqëritë urbane e kanë të vështirë të nxjerrin kriminalitet me veçori të tilla.

Lexo edhe :  SHBA futet në luftë, bombardon Iranin

/Fajla.al

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV