Grabitqarët me uniformë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Botës nuk i kanë kapur vëmëndjen lajmet se paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara kanë lindur me qindra fëmijë në Haiti dhe më pas u kanë kthyer shpinën grave që dhunuan dhe fëmijëve që ata lindën. Ky është Haiti, një vend që lufton për të kapërcyer varfërinë e thellë dhe prapambetjen. Duke u cilësuar si vendi më i varfër në hemisferën perëndimore, Haiti gjithashtu ka kaluar shkatërrimet e ngjarjeve ekstreme të klimës dhe një sërë epidemi kolerash.

Nëse ky skandal seksual i Kombeve të Bashkuara do të merrte një pjesë të vëmendjes së mediave, një sjellje e tillë e neveritshme do të nxiste zemërimin në të gjithë botën. Për fat të keq, ajo i ka shpëtuar dënimit që meriton me të vërtetë.

Akuzat për abuzim seksual kundër paqeruajtësve të KB dhe stafit civil kanë qenë në lajme që nga vitet 1990. Për periudhën 2004-2016, ka pasur rreth 1.700 ankesa zyrtare për sjellje seksuale kundër forcave paqeruajtëse të KB në të gjithë botën.

Vlerësimet nga organizata e bamirësisë “Hear Their Cries”, që është kundër abuzimit seksual sugjerojnë që paqeruajtësit dhe stafi civil i KB mund të kenë kryer deri në 60,000 akte përdhunimi, sulmi seksual dhe abuzimi midis 2010 dhe deri në 2018. Një grup fëmijësh haitianë identifikuan 134 paqeruajtës të Sri Lanka-s në 2007 të cilët ata pretenduan se i kishin shfrytëzuar seksualisht dhe i kishin abuzuar. Një djalë u tha hetuesve se ai flinte me të paktën 100 ushtarë, mesatarisht katër në ditë. Askush nuk u burgos dhe Sri Lanka vazhdoi të marrë pjesë në misione në Haiti dhe kudo tjetër.

Këto dhe fakte të tjera pikturojnë figurën e paqeruajtësve si grabitqarë me uniformë, që veprojnë nën ombrellën e imunitetit të Kombeve të Bashkuara. Dyshohet se vajzat e reja ndonjëherë janë detyruar të kryejnë favorizime seksuale vetëm për të marrë një vakt për të kënaqur urinë e tyre.

Lexo edhe :  Publikimi i autopsisë së Bobby Kennedy ndan familjen e tij: Vajza kundër, djali pro

Nga hulumtimi ynë, vetëm rreth 50 paqeruajtës janë arrestuar dhe dënuar për krime seksuale. Lind pyetja: A ka bërë KB sa duhet për të bërë përgjegjës fajtorin dhe t’i japë fund kësaj praktike të mbrapshtë? Një panel i pavarur zbuloi në 2016 që KB nuk vepronte me “shpejtësinë, kujdesin ose ndjeshmërinë e kërkuar” në këto rrethana.

Pas akuzave për mizoritë e ndryshme dhe mungesën e kompensimit dhe përgjegjshmërisë në këto çështje, organi ndërkombëtar zbuloi një mori propozimesh të hartuara për të luftuar abuzimin seksual dhe shfrytëzimin brenda radhëve të forcave të tij paqeruajtëse. Masat e reja u prezantuan gjithashtu në 2017, në thelb për të përmbushur atë që nuk ishte arritur në 2005.

Ne e vlerësojmë që KB nuk ka juridiksion për të ndjekur trupat paqeruajtëse, por vendet anëtare, të cilët ofrojnë këtë staf duhet të jenë të detyruara t’i bëjnë ata përgjegjës. Ne besojmë se duhet të ketë një mekanizëm për të identifikuar autorët e krimeve seksuale dhe të sigurohet që ata të ndiqen penalisht në vendet e tyre të lindjes dhe të mbajnë përgjegjësi mbi atësinë, pasi të jenë vërtetuar provat e ADN-së.

Në fillim të këtij viti, Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres emëroi një panel prej shtatë anëtarësh të shquar për të shërbyer në Bordin Këshillë-dhënës të Shoqërisë Civile për parandalimin e shfrytëzimit seksual dhe abuzimit.

Duke pranuar pikëpamjen e ekspertëve që të jesh një nënë e vetme dhe e papunë është faktori numër një i rrezikut për varfërinë, e ardhmja duket e zymtë për këto nëna haitiane dhe fëmijët e tyre pa baba. Këto nëna haitiane nuk u mbrojtën nga paqeruajtësit e tyre dhe ato duhet të kompensohen për dhimbjet dhe vuajtjet që kanë kaluar./Përshtati: Fjala.al,burimi: News Now

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV