Historia e djalit binjak, u kthye nga emigrimi dhe u vra me kushëririn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekzekutimi në Patos, veç një historie dashurie që çoi në këtë masakër, ka edhe një histori tjetër. Elisi, djali 22 vjeç që humbi jetën me kushëririn e tij, ishte vëlla binjak.

Ai bashkë me Kevin dhe të atin kishin pak kohë që ishin kthyer. Jetonin dhe punonin bashkë, kudo me të vëllanë. Por kthimi kësaj herë ishte fatal për të dhe gjithë familjen e tij. Ai humbi jetën me kushëririn teksa i doli në krah.

U vranë bashkë nga Martin Skendaj në një përpjekje për ta rrahur sërish. Edhe pse konflikti verbal ishte denoncuar, askush nuk ndërhyri ta parandalonte atë masakër.

Por, Martin Skendaj ka dalë sot para gjykatës. Nuk ka folur, vetëm ka pohuar.

Masa

Gjykata e Shkallës së Parë e rrethit gjyqësor, Fier, ka vendosur si masë sigurie “Arrest me burg”’ ndaj ish-gardianit të burgut Martin Skendaj. Ai u akuzua për vrasjen me pasojë vdekjen e shtetasve Manol Rrapaj nga Kuqari dhe  Elis Kapajt nga Kashishti.

I sjellë nën masa të rrepta sigurie, në ambientet e godinës së gjykatës, nga toga e shoqërimit, përforcuar edhe nga forca të  tjera të rendit, i akuzuari u përball me akuzën e rëndë të vrasjes.

Akuza u formular nga prokurori Çlirim Sina. Seanca u drejtua nga gjyqtare Adelina Zarka, ndërsa palë mbrojtëse ishte caktuar kryesisht nga gjykata.

Në sallën  e gjykimit, i akuzuari nuk ka folur. Ai ka qëndruar në heshtje brenda hekurave, në vendqëndrimin e të akuzuarve. Ndërsa e vetmja frazë e dalë nga goja e tij ka qenë folja; ” e bëra”, duke pranuar kështu akuzën e ngritur nga hetimi.

Seanca është mbajtur pa praninë e medies dhe të personave të tjerë, për shkak të natyrës së veprës penale. I akuzuari është njohur me akuzën, dhe me vendimin e gjykatës. ‘Arrest me burg’ deri në përfundimin e hetimit gjyqësor, ka qenë vendimi i firmosur nga drejtuesja e seancës.

Lexo edhe :  Rama mesazh socialistëve: Përgatituni për zgjedhjet lokale!

I shoqëruar nga forcat e sigurisë  ai ka dalë kokulur nga dera e godinës së gjyqësorit.

Aty dëgjohej vetëm zhurma e dyerve të godinës, ajo e këpucëve të efektivëve blu dhe zhurma e derës së automjetit. Mjeti e solli dhe e rimori sërish ish- efektivin e policisë së burgut, tashmë prej datës 19 dhjetor i akuzuar për vrasjen e dy të rinjve!

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12. 20 në mjediset e brendshme të Poliklinikës së Patosit. Shtetasi Martin Skendaj, 22 vjeç, tashmë nën akuzë, kishte shkuar brenda në qendër shëndetësore.

Dy ditë më parë të tre shtetasit, viktimat dhe autori ishin përfshirë në një sherr mes tyre. Si pasojë e sherrit ishte kryer edhe një denoncim në organet e rendit nga autori i dyshuari.

Ditën e krimit brenda mjediseve të poliklinikës, sherri është rindezur sërish.   Pasi kanë debatuar sërish verbalisht,  janë përfshirë në konflikt fizik. I riu, Skendaj, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Rapajt, si dhe kushëririt të tij, Elis Kapaj.

Ky i fundit humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Rrapaj pak minuta më vonë në spitalin e Fierit.

Ditën e djeshme viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit. Në familjen Kapaj në Kashisht, dhjetëra bashkëfshatarë të Elisit dhe familjarë të tij kanë përcjellë arkëmortin me trupin e  të riut në varrezat e fshatit.

Viktima ishte binjak me Kevin dhe  la pas edhe dy motra të martuara. Ndërsa ishte kthyer para disa kohësh së bashku me vëllanë dhe babanë nga emigrimi! /Fjala.al/

 

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV