Këshilltari i Haradinajt, kritika Ramës, rendit pasojat nga Serbia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Halil Matoshi, këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradianj, ka reaguar ashpër ndaj Ramës pas samitit të mini-shengenit Ballkanit, i zhvilluar në Tiranë, ku pjesëmarrës ishin Presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në Facebook ai renditi të gjithë pasojat e rënda që Serbia i ka shkaktuar Kosovës ndër vite.

Postimi i plotë: “Rama, vafsh n’ferr!

Gjatë luftës në Kosovë, jam marrë peng lufte (me rreth 3500 shqiptarë Kosove) dhe kam qenë i mbajtun për nji vit në Kampet serbe të Përqëndrimit, në Kosovë (Lipjan) dhe Serbi (Zabela, Požarevac), pra në hapësira biopilitike, ku pushon e drejta burgore dhe si viktimë, fotografia e Kryeministrit serb Vučić në Durrës tek shtiret se ‘vuen i mërzitun’ për sh’pitë e rrënueme nga tërmeti, më shkakton jo vetëm neveri por edhe zemrim e indinjatë!

Sëkëndejmi, e marr të drejtën morale që
Zotni Edi Ramës dhe ministrave të tij servilë, kosovarëve Besa Shahini e Gent Caka me u rikujtu disa fakte:

Sipas të dhânave zyrtare në Kosovë ka mbi 130 mijë shtëpi të rrënueme e djeguna me temel, 11 mijë civilë të vramë dhe të masakruem, mbi 20 mijë vajza e gra të dhunueme e kësaj shifre duhet shtue edhe të zhdukunit, rreth 1300 nga ta ende nuk e kanë nji varr me u prehë në qetësi. Serbia, në kohën kur Aleksandar Vučić ishte ministër i propagandës, ka dëbuar nga shtëpitë e tyne, jashtë Kosove, me trenat e vdekjes 800 mijë veta dhe për këtë, askush nga ‘vladar-ët’ e Beogradi nuk ka kërku falje si satisfaksion moral për viktimat, për më zi, vet miku i Kryeministrit shqiptar Rama, Vučić, vetëm pak ditë para se të shprehte keqardhjen e tij për shtëpitë e dâmtueme nga tërmeti në Durrës e rrethinë, mohoi masakrën botnisht të dokumentume të Reçakut!?
Vučić âsht bashkpjesëmarrës në Holokaustin kosovar dhe Kosova ka me e mbajtë përgjegjës atë përjetësisht.
Rama i përgjigjet trupit politik shqiptar dhe jo Kosovës, por ai për viktimat, nji ndër ta edhe unë, do të vlejë si kafshues shpirtnash dhe nuk e ka të drejtën me folë as për Kosovën e leje mâ në emën të saj!?
Sepse miku i tij, Vučić i trimnydm nga Rusia po e mësynë edhe sot shpërbâmjen e shtetit kosovar, për të cilin luftuen e u sakrifikuen brezni të tâna sgqiptarësh, qe nji shekull.
Pra, Rama kujdes, larg duert nga Kosova!?

Lexo edhe :  Kritikoi Britaninë/ Nigel Farage sulmon ashpër Ramën: Hajde merr kriminelët që ke këtu...

Indinjohem!”: u shpreh Matoshi./Fjala.al

Të fundit

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Foshnja ishte harruar në makinë në temperaturë 43 gradë celcius, shpëtohet nga policia

Në qytetin Corona të Kalifornisë, një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale pasi u la vetëm në një automjet të mbyllur në...

Çfarë po fsheh Irani nga inspektorët ndërkombëtarë?

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend. Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Grossi...

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet se dy automjete janë përplasur...

Lajme të tjera

Web TV