KLP e ashpër: Çdo sulm kundër prokurorëve është atentat ndaj drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi sot pas atentatit me eksploziv ndaj automjetit të prokurorit të Vlorës Ablert Kuliçi. KLP e konsideron si sulm të shenjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij.

“Pa dashur të paragjykojmë përfundimet e hetimit, të cilat i presim me padurim, ajo që ka ndodhur sot në Vlorë duket si një sulm i shënjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij. Si i tillë, ky sulm përbën një akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin dhe të cenojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në luftën kundër krimit”-shprehet në reagim e saj KLP. Më tej mbajnë qëndrim të ashpër duke e cilësuar si një “atentat terrorist” dhe shprehur mbështetjen për prokurorin dhe familjn e tij.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë e konsideron çdo sulm kundër prokurorëve si një atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale, rendit onë juridik, vlerave tona shoqërore dhe mënyrës tonë të jetesës. Në ushtrim të përgjegjësive tona kushtetuese për mbrojtjen e prokurorëve, në zbatim të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, Këshilli do t’i sigurojë prokurorit Kuliçi dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme”-thuhet më tej.

Ngjarja është cilësuar mjaft e rëndë dhe nga hetimet paraprake dyshohet se atentati mund të ketë lidhje me detyrën e prokurotit. Aktualisht janë marrë në shqyrtim të gjithë dosjet që ka në hetim Kuliçi, për të ngushtuar edhe pistën e dyshimeve. Më herët për ngjarjen e rëndë reagoi edhe kryeprokurori Olsian Çela dhe Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Të fundit

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike....

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme iu refuzua hyrja nga stafi...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Lajme të tjera

Web TV