Shpërthimi me telekomandë, flet kreu i Gjykatës së Vlorës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orëve të para të ditës së sotme Vlora është tronditur nga një shpërthim i telekomanduar. Një mjet është hedhur në erë diku rreth orës 02.50 minuta në afërsi të një ambienti banimi.

Makina tip “Volkswagen” e prokurorit Kuliçi e cila është djegur në një pjesë të mirë ka qenë e parkuar në afërsi të banesës së tij.

Kreu i Gjykatës së Vlorës, Haluci ka deklaruar se kjo është një ngjarje e rëndë dhe se ka lidhje me punën e prokurorit.

“Ngjarje e shëmtuar që ka lidhje me punën e prokurorit. Unë kam besim te Prokuroria se ngjarja do zbardhet. Ne do të përgjigjemi me akte dhe me dënime”, -është shprehur Haluci.

Ai ka shtuar më tej se Kaliçi është një ndër prokurorët më të mirë të zonës.

Mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërkohë që hetuesit dhe ekspertët nuk kanë mundur të fiksojnë asnjë gjurmë. Është pyetur edhe kolegu i tyre por ai ka refuzuar të japë shpjegime konkrete pasi ai beson se nuk ka asnjë konflikt me ndonjë person.

Kamerat për rreth dhe dëshmia e prokurorit nga Tropoja që shërben prej shumë kohësh në Vlorë, madje edhe në pozicionin numër dy të kësaj akuze, nuk kanë dhënë ende rezultat.

Të fundit

Pse duhet të qëndrojë Berisha në krye të PD-së

Nga Lorenc Vangjeli Zgjedhjet politike janë instrumenti më i mrekullueshëm i demokracisë për të zgjidhur krizat. Për paradoks, Shqipëria hyn...

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Presidencës në procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes kabinetit të tij,...

‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Sali Berisha dhe Flamur Noka betoheshin para zgjedhjeve, se nuk do të lejonin asnjë shkelje në 11 maj dhe do të fitonin zgjedhjet. Madje, Flamur...

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë,...

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV