Haradinaj: Nëse Albin Kurti heq taksën, Serbia do të na vrasë për së dyti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj është treguar i ashpër teksa i ka bërë thirrje Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të mos heqin taksën ndaj Serbisë.
Në të kundërt, sipas tij, Beogradi do ta vrasë për së dyti Kosovën.

Sipas Haradinajt, pas deklaratave të zyrtarëve shtetërorë serbë për mohimin e gjenocidit në Kosovë, heqja e taksës nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë.

Për taksën ka ndryshuar gjendja. VV dhe LDK do ta kenë edhe më zor me heq, pas mohimit të krimeve serbe nga ana e Vuçiçit, nga Gjuriçi, Vulini, Daçiçi. Nuk e kuptoj se si mundet LDK-ja dhe VV-ja me heq taksën dhe me rikthye pushtimin ekonomik të Serbisë në Kosovë.

Të cilës Serbi? Ajo që të ka vrarë dhe tash e mohon edhe krimin. Po të vret për së dyti. I bëj apel LDK-së dhe VV-së që mos të gabojnë me heq taksën, se bëjnë gabim të madh dhe tragjik dhe politik. Sepse tani do të mbesin duar thatë se nuk kanë çka të japin më në këmbim të njohjes dhe do të na kushton shtrenjtë”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Një vendim tjetër që Haradinaj e konsideron të paprekshëm është edhe ai për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, për të cilën VV-ja dhe LDK-ja janë shprehur kundër dhe të cilat kanë deklaruar se sapo të vijnë në pushtet do të rishohin buxhetin që është dhënë për këtë projekt.

Haradinaj paralajmëron VV-në e LDK-në: Taksa dhe autostrada e Dukagjinit – të paprekura from Ekonomia Online on Vimeo.

Të fundit

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Lajme të tjera

Web TV