Merr jetë projekti për gazsjellësin “East Med”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një marrëveshje ndërshtetërore pritet të nënshkruhet në janar me Italisë, Greqisë, Qipros, dhe Izraelit për krijimin gazsjellësit “East Med”. Raportohet se katër vendet kanë rënë dakord për nënshkrimin e marrëveshjes pavarësisht se ende nuk kanë konfirmuar datën e nënshkrimit. Marrëveshja për krijimin e gazsjellësit “East Med” pritet të nënshkruhet nga ministrat e energjisë së këtyre vendeve në prani të krerëve të qeverive izraelite, greke, qipriote dhe italiane në takim të organizuar në Greqi.
Fakti që nënshkrimi do të bëhet në Athinë, tregon edhe vendosmërinë e Izraelit dhe Italisë për të treguar mbështetjen e tyre për Greqinë përballë qëndrimeve të Turqisë, e cila vë në dyshim sovranitetin e Qipros.
Qëndrimet e qeverisë turke për gazsjellësin kanë shkaktuar reagimet e krerëve të shtetit katër vendeve, pasi interesat e tyre preken drejtpërdrejt ose indirekt. Në një intervistë të dhënë ditën e shtunë për televizionin “SKAI”, ministri grek i energjisë dhe mjedisit Kostis Hatzidakis, tha se gazsjellësi “East Med” do të vazhdojë pavarësisht nga kundërshtimet e Turqisë.
“Ne jemi të vendosur të veprojmë në bazë të ligjit ndërkombëtar,” –tha ministri grek i energjisë dhe mjedisit Hatzidakis, në lidhje me gazsjellësin që pritet të nisë punimet në vitin 2020.
Në të njëjtën kohë, burimet e ministrisë greke nuk kanë konfirmuar dhe as kundërshtuar lajmin se Greqia, Qipro, Izraeli dhe Italia do të nënshkruajnë një marrëveshje në fillim të vitit të ardhshëm për të promovuar tubacionin e gazit, “East Med”.
Burime jozyrtare konfirmuan që vendet e lartpërmendura janë të përkushtuara për zbatimin e projektit dhe iu referuan takimit të ministrit Hatzidakis me homologun e tij izraelit Yuval Steinitz në Madrid, gjatë samitit të Kombeve të Bashkuara për klimën. Raportohet se në takimin midis ministrit grek dhe atij izraelit u theksua mbështetja për projektin e gazsjellësit “East Med” si dhe për ndërlidhjen elektrike nga Kreta në Izrael përmes Qipros.
Në të njëjtin takim, Hatzidakis kishte falënderuar Izraelin për mbështetjen e tij për memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar kohët e fundit midis Turqisë dhe qeverisë së Tripolit.
Për sa i përket projektit të gazsjellësit “East Med”, raportohet se mbështetet edhe nga SHBA, të cilat duan të kufizojnë bashkëpunimin mes Rusisë dhe vendeve evropiane për gazin./fjala.al/
Burimi: Ekathimerini

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV