VIDEO/ Sfida Partizani-Vllaznia, pjesa e parë 0-0, me rrjeta të paprekura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet me rezultatin e bardhë 0 me 0 pjesa e parë e takimit Partizani-Vllaznia, e vlefshme për fazën e 17-të të Kategorisë Superiore. Ky 45 minutësh i parë u mbyll pa gola, por loja u zhvillua kryesisht në gjysmëfushën e shkodranëve.

Ekipi i Partizanit pati disa mundësi, por nuk u arrit finalizimi me gol, ndërkohë edhe Vllaznia rrezikoj disa herë portën e “Demave të Kuq”, por as ky ekip nuk arriti që të shënojë. Ajo që ra në sy në këtë pjesë të parë, ishte performanca e dobët e Jasir Asanit, i cili sot ka ndeshjen e fundit me Partizanin, pasi në janar do kalojë te “AIK Stocholm”.

Ndërsa në këtë takim, spikati lojtari i shkodranëve Godfrey, i cili mbajti lojën për Vllazninë. Të dyja skuadrat kanë nevojë për këtë fitore, pasi në ndeshjet e fundit kanë patur performanca të dobëta, ku vlen të theksohet sidomos ajo e Partizanit në derbin kryeqytetas ndaj Tiranës./Fjala.al/Përgatiti: K.T./

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV