Shqiptarët e Lazios në festë, mposhtin Juventusin në Superkupën Italisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët e Lazios, Tare dhe Strakosha kanë qenë në delir pasi kanë arritur të fitojë për herë të pestë në histori Superkupën e Italisë, e cila këtë herë u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite.

Lacialët në finale mposhtën Juventusin me rezultatin e thellë 3-1, ashtu siç bën edhe në “Serie A” pak javë më parë. Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi, kaloi shpejt në epërsi përmes Luis Alberto në minutën e 16-të, por në fund të pjesës së parë Juve barazoi gjithçka me anë të Paulo Dybala, që shënoi në minutën e 45-të.

Kur ndeshja po shkonte drejt baraspeshës, kapiteni i Lazios, Senad Lulic, doli në skenë dhe i dha sërish avantazhin skuadrës së tij në minutën e 73-të, para se Cataldi me një predhë të vërtetë të vuloste rezultatin përfundimtar në të tretën minutë shtesë.

Kjo ishte një fitore e madhe për ekipin e Lazios dhe mbi të gjitha për dy shqiptarët, Strakosha-Tare, mënyra më e bukur për të mbyllur vitin. Në fund festa është për bardhekaltrit, me Strakoshën, Taren apo Valon Berishën, që i gëzohen trofeut.

Por në këtë sfidë vetëm emri ishte “Superkupa e Italisë”, pasi kjo finale ishte një marketing i pastër, edhe emrat në fanellë kishin ndryshuar. Të besuarit e Simeones zhvilluan një ndeshje të madhe duke mposhtur sërish “Zonjën e Vjetër”, brenda një harku kohë shumë të shkurtër.

Kjo është hera e katër që Lazio fiton Superkupën, për herë të fundin e kishin bërë diçka të tillë dy vite më parë, sërish duke mposhtur Juven në finale./Fjala.al/

 

Të fundit

Paradoksi/ Mashtron shtetin, mashtron edhe qytetarët

Nga ARTUR AJAZI Prej 15 vitesh, një pallat 12 katësh në lagjen“Partizani” rruga Pellumb Isai” në Elbasan, ështëkthyer në “mollë...

AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, regjistruar dhe as e njohur nga Autoriteti...

Shqipëria përparon në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore: Masa të reja ligjore

Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg Strasburg, 18 qershor 2025 Shqipëria ka bërë përparime domethënëse në forcimin e reagimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, sipas raportit të...

PS feston të enjten 34-vjetorin, ceremoni edhe për Akademinë Politike

Partia Socialiste organizon pasditen e së enjtes takimin festiv të 34-vjetorit të krijimit. Kreu i PS-së dhe Kryeministri Edi Rama do të përshëndesë të ftuarit...

Populli iranian po niste të fitonte betejën e tij për liri. Pastaj sulmoi Izraeli

Diçka po ndryshonte në Iran, por tani raketat dhe rikthimi i ndërhyrjes së huaj mund të shkatërrojnë shpresat e para të përparimit. Esfandyar Batmanghelidj Raketat ndjekin...

Lajme të tjera

Web TV