Tirana mund Laçin 2-1 në fushën e tij, vendimtare dopieta e Muçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana ka triumfuar me rezultatin 2-1 sot ndaj Laçit ne fushën e këtij të fundit, ku kryeqytetasit kanë arritur të marrin trepikëshin falë një dopiete të talentit Ernest Muçi.

Sfida e mbajtur në Laç mes vendasve të Armando Cungut dhe Tiranës, ishte e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore, ku skuadra kryeqytetase ia doli t’i mposhtë me përmbysje 2-1 kurbinasit.

Kjo falë dy golave të talentit Ernest Muçi, i cili ka qenë edhe lojtari më në formë sot për kryeqytetasit. Mbrojtësi Ignjatov në minutën e 28-të, kaloi vendasit në avantazh, ndërkohë që golat e Muçit në minutat 30-të dhe 78-të bënë të pavlefshëm golin e mbrojtësit serb.

Triumfi në transfertë përballë Laçit ishte mbyllja më e bukur që mund ti bënin këtij viti, një fitore me përmbysje që mban kryeqytetit në garën për titull.

Për Tiranën, kjo ishte fitorja e tretë radhazi për ekipin që ndryshe njihet edhe si ai i 24 herë kampionëve të vendit. Tirana tashmë është ngjitur në ventin e tretë në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Laçi zbret një vend më poshtë në kuotën e 25 pikëve./Fjala.al/

 

 

 

 

 

Të fundit

Fermerët kundërshtojnë direktivën e Ramës: Tendat i kemi në tokat tona!

Fermerët e zonës së Frakullës kundërshtojnë urdhërin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirës përgjatë autostradës Fier–Tepelenë. Sipas urdhrit,...

Goditja ndaj blegtorëve të vegjël: Jo ndihmë, por eliminim

Nga Alban Çakalli Sulmi ndaj blegtorëve të vegjël u bë në mënyrë të qëllimshme dhe të papritur. Synimi nuk ishte që ata të ndihmoheshin për...

“Luftë” brenda Real Madridit, dy talentet garojnë për numrin “9” të lënë nga Mbappe

Kalimi i Kylian Mbappe nga numri 9 në atë 10 të Luka Modric ka shkaktuar një betejë të brendshme të qetë në dhomat e...

Ylli i Interit ka oferta nga Anglia, klubi zikaltër: Duam 32 mln euro

Yann Bisseck po tërheq gjithnjë e më shumë klube në merkato. Mbrojtësi 24-vjeçar është vënë në shënjestër nga disa klube angleze. Sipas La Gazzetta dello...

Shqipëria s’po rregullon dot imazhin në sytë e investitorëve të huaj

Shqipëria nuk po rregullon dot imazhin e saj në sytë e investitorëve të huaj, duke mbetur gjithsesi në “vijën e kuqe” të vlerësimeve në...

Lajme të tjera

Web TV