Dënimi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Në drejtimin e gazetës “RD”, në shtator të vitit 1991, ishim katër veta: kryeredaktori, zëvendësi, sekretari i kolegjiumit dhe kryetari i këshillit botues. Me votim të fshehtë u vendos: dy në kompetencë të kryesisë së PD-së, njëri nën hyqmin tim.

– Zëvendësin tënd, – u tha në kryesi, – do ta zgjedhësh me një kusht: të dijë një gjuhë të huaj. E mira do të ishte të dinte dy. Por, edhe me një, pranohet…

U ktheva në gazetë. Hapa defterët. Nga të gjithë gazetarët meshkuj mbi 30 vjeç, vetëm njëri ishte me gjuhë të huaj: Filip Çakuli. Nga dokumentet dilte me kombësi greke. Gjuhë të huaj kishte shqipen. “Mos ma hedhë ky Filipi dhe nuk e di me gramatikë?”, mendova. Mora rrugën e fakultetit. Takova Profesor Shaban Demirajn.

– Në atë kurs vetëm një student ka marrë 10 në gramatikën e shqipes, – më tha. – E quanin Filip Çakuli…

Fakulteti i dha dy “pasuri”. Së pari diplomën: të gjitha dhjeta. Së dyti, gruan. E dashuroi me shikimin e parë. Ndryshe nuk ke si e shpjegon faktin që pranoi të punojë në revistën “Hosteni” me zyrë në Divjakë! Aty e kishte shtëpinë Vasilika. Fati i humoristit: në sinorët e tragjikes dhe të komikes.

Në revistën “Hosteni”, djali 22-vjeçar nga fshati dhe dhëndri nga Divjaka, kishte për kolegë Dritëro Agollin, Niko Nikollën, Hyskë Borobojkën, Sabri Godon, Qamil Buxhelin. “Baballarë” të letërsisë. Dishepuj të humorit. Mbledhjet e redaksisë bëheshin të hapura. Brenda: të rinj e të vjetër. Filipi, të cilit i hanin brirët, bëri një proçkë nga ato që do ta ndiqnin gjithë jetën: kritikoi një tregim të Sabri Godos! Hata e madhe…

Lexo edhe :  Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Më thotë Hyskë Borobojka në vesh:

“Këpucar, qëndro te këpucët!…”

Ngrita supet…

Më tregoi fabulën:

“Goja po pikturonte mbretin. Me penel në dorë, ra në mendime për këpucët… Thirri këpucarin. Ai fliste. Piktori punonte mbi këpucët e mbretit, sipas vërejtjeve të këpucarit… Kur piktori fshiu penelin, këpucari tha:

“Flokët, pak më shkurt… Kishte edhe një nishan…”

“Këpucar, tha piktori, qëndro te këpucët…” – i tha piktori.

Ndërkohë, u dëgjua zëri i Godos:

“Ky djali i ri duhet ta njohë më mirë vatanë! Ka nevojë për më shumë shërbime në Veri…”

Në vitin 1986 u bashkuam të dy në gazetën “Bashkimi”. Kur kryeredaktori, zoti Hamit Boriçi, ndau gazetarët nëpër sektorë, më tha mua:

“Çdo sektor do të ketë gjashtë deri në shtatë gazetarë. Ti do të kesh vetëm Filip Çakulin. Me Filipin jetoj si mbi mina!”

Një javë më vonë doli profecia e kryeredaktorit. Filipi bëri një shkrim me titull: “Planifikohet edhe numri i të vdekurve”. Përmbajtja: “Sot në Durrës ndalohet të vdesësh. Është realizuar plani i vdekjeve, si për burra, edhe për gra.”

Shkrimin e lexoi shoku Ramiz Alia. Mori në telefon redaksinë:

“Shoku kryeredaktor! Kaq i mençur qenka Filip Çakuli, sa të tallet me planifikimin e treguesve të ekonomisë socialiste?!”

Kaq u desh. Mbledhje. Kritika. Autokritika. Me shkrim e me gojë. Dënime. Filipi – rikthim në Dibër. Anëtarët e kolegjiumit me në krye kryeredaktorin – vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna. Unë edhe një thelë mbi bisht – gjobë një rrogë mujore! Sarkazëm e gjallë: të dënohesh si shef për kusuret e vartësit!/Fjala.al/

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV