Guardia di Finanzia bën bilancin: Mafies i morëm 18 miliard Euro!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata bëjnë një beteje reale me mafien. E bëjnë çdo ditë dhe pa asnjë lloj kompromisi. Janë punonjësit e policisë financiare italiane që bëjnë betejën me paratë e grupeve mafioze.

Ata janë mbledhur dhe kanë nxjerrë shifrat e vitit. Është më i larti në 4 vitet e fundit.

Sipas të dhënave që janë bërë publike në mediet vendase bëhet me dije se janë plot 18 miliard asete. Policia Financiare Italiane ka publikuar të dhënat zyrtare mbi pasuritë e konfiskuara të mafies italiane gjatë 5 viteve të fundit.

Sipas autoriteteve italiane nga vitit 2015 e deri më sot, krimit të organizuar vendas i janë sekuestruar 18 miliardë euro pasuri. 11 miliardë janë në para cash e 7 miliardë euro pasuri e patundshme.

Kjo pasuri e marrë në dorëzim nga shteti është baras me 1% të PPB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) kombëtare.

Gjatë këtyre 5 viteve janë hetuar pasuritë e rreth 55 mijë personave e janë marrë në ekzaminim mbi 10 mijë produkte të tyre, mesatarisht 5.5 në ditë.

Krimi i organizuar në Itali ka perfeksionuar jo vetëm aftësinë sipërmarrëse e ekonomike por dhe ka marrë një veshje më të sofistikuar ekonomiko-financiare.

Guardia di Finanzia italiane ka investuar mbi 1 milionë Euro në vit në aktivitetin e inspektimit në nivel kombëtar

Ky investim  është bërë në të gjitha sektorët institucionalë për kapjen në kohë të shenjave të infiltrimit kriminal në ekonominë vendase.

Aktiviteti i Guardia di Finanzia është kryer në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Hetimore të Tatimeve. Kjo polici  është krijuar gati një shekull më parë.

Që më vitin 1921 ka kontribuar në procedurat e parandalimit e në operacionet e pastrimit të parave të pista.

Gjithashtu edhe në proceset e riciklimit e investimit të tyre në mallra të sigurta si në piktura arti të kuotuara në borsë, në diamante të çmuara apo gjetje arkeologjike me vlerë të veçantë. /Fjala.al/

Të fundit

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Lajme të tjera

Web TV