Punëtorët e Uzinës së Ballshit në protestë: 3 muaj pa rroga!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk marrin rroga. Nuk sigurohen e madje edhe trajtohen keq. Ata kanë dalë sërish në protesta dhe sërish gjenden në vendin që mendojnë se do gjejnë përgjigje!

Kështu punëtorët e Uzinës së Ballshit janë duke protestuar sërish tani para Prefekturës së Fierit. Një nga personat që drejton protestën bën me dije arsyet dhe faktin që do të vijnë nesër edhe në Tiranë.

Ai paralajmëron nga Feri:  “Kjo është një situatë e përsëritur. Nuk na i kanë paguar sigurimet shoqërore prej nëntë muajsh dhe nuk ka kanë dhënë pagat prej tre muajsh.

Këtu kanë njerëz të sëmurë që shkojnë në spital dhe paguajnë detyrimet se nuk janë paguar sigurimet shoqërore.

Unë figuroj i punësuar fiktivisht dhe nuk mund të marrë as ndihmë sociale. Dikush duhet ta mbajë përgjegjësinë.

Nëse duan ta mbyllin si uzinë, le ta mbyllin, ne na mbahen librezat e punës atje dhe në fakt nuk po marrin para. Sot ne jemi një pjesë.

Por nesër në Tiranë ne do të jemi të gjithë. Ne kemi vendosur që nesër të shkojmë përballë ministrisë së Energjetikës”- u shpreh ai.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk`Energji” u mbyll në muajin shtator. Bankers Petroleum, një nga furnizuesit me lëndë të parë të kësaj rafinerie në reagimin e tij, theksoi se shkak për mbylljen e rafinerisë nuk është kjo kompani.

Në sqarimin e shpërndarë për mediet Bankers nënvizoi se Tosk Energji ka shkelur disa herë kontratat me këtë kompani, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport. /Fjala.al/

Të fundit

Bonot 12-mujore, norma e interesit qëndron nën nivelin 3%

Norma e interesit e bonove 12-mujore qëndruan nën nivelin 3% në ankandin e parë të muajit qershor. Banka e Shqipërisë...

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në 100 metra lartësi

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij shpërthyes në Ishullin e Madh të Havait,...

Dua Lipa konfirmon fejesën e saj me Callum Turner: Jam shumë e emocionuar

Këngëtarja Dua Lipa ka konfirmuar se është fejuar me të dashurin e saj Callum Turner. Për momentin, çifti po shijon fejesën e tyre, pa...

Çfarë ndodhi? Pas arrestimit, Khaby Lame merr një vendim të fortë

Khaby Lame, influenceri më i njohur në botë i TikTok me miliona ndjekës, është larguar nga SHBA-të pasi u ndalua nga agjentët e imigracionit...

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka treguar se ai ka qenë 10 vjeçar kur edhe e ka takuar për herë të parë ish-kryeministrin në...

Lajme të tjera

Web TV