Tenori nga Kosova: Edi Rama s’të lejojmë të shkelësh mbi gjakun tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një valë reagimesh kanë ardhur nga Kosova kundre takimit të tretë të liderëve të Rajonit, takim në të cilin jo vetëm u përjashtua Kosova por madje edhe u fol ashpër kundër saj.

Mosprania e bërë publike prej shumë kohësh nga klasa politike kosovare nuk u bë pengesë që Edi Rama jo vetëm që ta realizonte takimin por madje edhe në Tiranë.

Ramë Lahaj është emri i njohur i muzikës klasike shqiptare i cili me anë të një letre publike i ka treguar kryeministrit të Shqipërisë se s`do ta lejojnë të shkelë mbi gjakun e kosovarëve që u derdh për liri!

Mesazhi

Ti ‘kryeministri im’!

Marrë parasysh që jam artist, e nuk kuptoj shumë nga politika jote, ‘të më falësh’ se mund të gaboj, sepse unë gjykoj nga dhimbja, rrjedhimisht mund të sjellë këtë përfundim, ndoshta të nxituar për mendjen tënde të ndritur, sepse ti i di të gjitha.

S’ka shumë kohë që si 15-vjeçar, kam ecur mbi njerëz të vrarë e të masakruar, kam lënë shtratin e djepin e fëmijërisë për ta gjetur atë krejtësisht të djegur nga miqtë e tu të sotëm.

E shoh se ti nuk e kupton këtë, nuk e ke parë as ne CNN apo ndoshta edhe nëse e ke parë ishe në gjendje tjetër, e gjithçka të është duk si film. Për këtë ndoshta nuk bashkëndjenë me dhimbjen tonë.

Ti, që sot i paske ‘zhveshur trenerkat’ dhe dole në kostum për të respektuar mikun tënd, e vrasësin tim, na ftoje t’i ulemi përballë sikur asgjë të mos kishte ndodhur kurrë.

Përveç kësaj më fajëson mua përse nuk darkojë e bëj pazare me të, ti që përveç injorancës dhe ofendimit për secilin që mendon ndryshe nga ti, nuk di tjetër!

Lexo edhe :  Kryeministri Rama uron 1 Majin me pamje nga Thethi/ Suksese njerëzve të punës!

Ti edhe po deshe, s’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelesh mbi gjakun e fëmijëve dhe dëshmorëve tanë që Kosovën e kanë larë me gjak, në çdo pëllëmbë të saj. Jo ty!

Rri andej kufirit dhe traut që na gjobite, edhe atëkohë kur të sollëm bukën e gojës, sepse ti as shqiptar s’je. S’je asgjë tjetër pos një psikopat që injoron dhimbjen e çdo nëne kosovare që sot prehrin e ka bosh mu shkaku i miqve tuaj.

Andaj duhet ta dish, që me Serbinë ulemi kur ajo të kërkojë falje për fëmijët e pleqtë e masakruar, për të zhdukurit tanë që sot as varrë për të vajtur për ta nuk kemi, për përdhunimet e motrave e nënave tona.

Vetëm atëherë ulemi dhe prapë jo me ndërmjetësimin tënd për Mini-Schengen por me praninë e SHBA-së për një Euro-Schengen. Zoti e ruajttë Shqipërinë, nga shqiptarët si ti! /Fjala.al/

Të fundit

Biden uron Pashkët ortodokse: Lutemi për paqen dhe drejtësinë për të gjithë njerëzit

Pashkët ortodokse të festuar nga miliona të krishterë në mbarë botën u u uruan nga Joe Biden. “Jill dhe unë...

Nga 3 mijë euro në…/ Menaxheri tregon si paguhen këngëtarët nëpër koncerte: Luizi…

Jemi në fillimin e sezonit veror 2024 dhe menaxheri i vipave Xhani Demnika ka ardhur në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa ka zbuluar...

Ngjarja e rëndë në Shkodër, Spiropali: Drejtësia të jetë e pamëshirshme ndaj dhunës!

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një 39-vjeçare me 3 fëmijët e mitur...

I kini ditur? Ushqimet që s’duhet t’i hash kurrë me stomakun bosh

Ha mëngjes dhe sërish e ndjen stomakun të rëndë, ke djegie, urth? Fajin mund ta ketë ushqimi që ke konsumuar. Kos dhe nënprodukte të tjera...

Ushqimet që shkaktojnë celulit, zgjidhjet natyrale për ta trajtuar

Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së lëkurës. Celuliti tanimë është kryefjala e...

Lajme të tjera

Web TV