“Thurja” çon Ilir Beqja-n në SPAK, abuzoi me fondet publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësues të nismës “Thurje” kanë kallëzuar sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) disa zyrtarë të lartë. Sipas tyre në dosjen e hartuar ata akuzojnë emra të njohur se kanë abuzuar me koncesionin e sterilizimit.

Nga dëshmia e dhënë prej përfaqësuesve bëhet me dioje se në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, që është edhe i pari pasi ky institucion nisi punën javën e kaluar, është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë, të cilët sipas nismës “Thurja”, kanë abuzuar me taksat e qytetarëve.

“Kemi dyshime të logjikshme se ka elementë që nuk shkojnë në këtë kontratë. Ne i kërkojmë SPAK të fillojë hetimin që nga ish-ministri Beqaj dhe te të gjithë zyrtarët e tjerë, të përfshirë në këtë aferë, që në këndvështrimin tonë ka arsye për të parë se ka dëmtuar buxhetin e shtetit.

Ne nuk jemi vend i varfër, por i vjedhur, pasi në 30 vite nuk është ndëshkuar askush. Zyrtarët kanë abuzuar me qytetarët, kanë pas institucione, që ndëshkonin vetëm shqiptarët, por jo ata.

Në kallëzim kemi evituar disa gjëra!

Së pari ngremë pyetjen “pse është i nevojshëm ky koncesion, kur spitalet kishin kushtet për ta bërë vetë, siç ka ndodhur në 80 vite”;

Së dyti “pse është me një çmim kaq të lartë”, “pse është vendosur, hartuar një kontratë, që krijon dyshime dhe e vendos shtetit në mënyrë të disavantazhuar”, “paratë e koncesionit mund të shkonin për pacientët”, tha përfaqësuesi i “Thurjes”.

Të dhënat sipas “Thurjes”

KLSH ka bërë hetime, por ne i kërkojmë SPAK ta hetojë nga fillimi deri në fund.

Ne kemi dyshime për subjektet e përfshira aty, për mënyrën si është bërë kontrata. Besojmë se SPAK ka gjithë kapacitetin ligjor për të mos na zhgënjyer dhe për të arritur të na sqarojë.

Lexo edhe :  Himarë/ U rrëzua ndërsa zbriste nga shkëmbi me litar, ndërron jetë turistja holandeze

SPAK ka më shumë mundësi se Prokuroria e Tiranës për të zbardhur këtë çështje.

Kemi edhe kallëzime të tjera. Nuk kemi ndërmend të presim që zyrtarët e korruptuar të dorëzohen vet. Zyrtarët që kanë 30 vite në pushtet vetëm pasurohen, kanë vila në gjithë Evropën.

Ka dyshime për një dëm të konsiderueshëm, pasi kostot janë shumë më të larta se ç’duhet të ishin. Prokuroria duhet të hetojë dhe të nxjerrë pastaj dëmin. /Fjala.al/

Të fundit

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria i nxjerr me emër e figurë

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, më herët këtë të dielë,...

Dhunimi i kamarierit në Vlorë, flet vëllai i policit: Nuk e qëlloi Ardiani!

Vëllai i policit të përfshirë në incidentin e dy dite më parë, ku u dhunua një kamerier 18-vjeçar në Vlorë, thotë se personi që...

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali...

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

Dita e sotme ka nisur e freskët dhe e gjithë kjo javë do të jetë më e freskët se java që lamë pas. Këtë...

Bulmeti në Shqipëri, 31.5 % më shtrenjtë sesa në BE!

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe...

Lajme të tjera

Web TV