Festivali i 58-të, shfryn Elvana Gjata: Arilena nuk është faji yt!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sherri për kreun e festivalit të Radio televizionit Shqiptar nuk ka të sosur. Pas kritikave dhe ilaritetit që e shoqëroi për gjatë të gjitha ditëve të konkurrimit, tani nis një tjetër sherr.

Është ai mes këngëtarëve. Ka reaguar më në fund Elvana gjata. Për interpretimin  e së cilës u fol shumë. Motivet por edhe skenografia, thuajse e prerë për Eurovizion, i kanë mbushur mendjen Elvanës që mund të ishte fituese që pa nisur gara.

Por juria ka menduar ndryshe. Jo performancë dhe muzikën me bazë folkun, por një zë i plotë, një muzikë e lehtë dhe një interpretim brilant i këngëtares së re dhe të talentuar Arilena Ara.

Në fakt, Elvana nuk është kundër Arilenës. Por është kundër mosfitimit të çmimit të parë. Më saktë kundër gjithë atyre që nuk i dhanë pikët. Reagimin e ka bërë në Istagram. Me anë të një statusi të gjatë. Ajo ka përcjell edhe gjendjen në të cilën ndodhet momentalisht.

Thuajse e lumtur pas gjithë atij vlerësimi që ka marrë nga fansat në të gjithë Europën.

“Refuzoj të flas për këto raste. Por tani më duhet ta bëj. Arilena, nuk është faji yt dhe të uroj me gjithë zemër vetëm sukses.

Dua të falënderoj gjithë fansat shqiptarë dhe ata europianë. Kam parë të gjitha sondazhet. Ju kam parë të këndoni dhe kërceni këngën me sytë mi.

Ju kam dëgjuar kur thërrisni emrin tim plot zjarr në festivale në Diasporë dhe Kosovë.

Kam punuar fort e do punoj deri sa të kem frymë. Puna s`më ka hedhur poshtë kurrë as balta e helmi, me apo pa porosi”- është shprehur ajo ndër të tjera.

Lexo edhe :  Shifra më e çmendur që ka shpenzuar për veshje? Kiara Tito: Këpucët që kam veshur janë…

Ndërsa Arilena Ara përgatitet për skenën e madhe të Eurosong, skenë ku në fakt pak vlerësohet muzika dhe kënga, sherret për festivalin e 58 duket që s’do të ndalojnë. /Fjala.al/

Të fundit

Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel

Një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore po i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm restaurimi nga...

Kosovë, Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e fundit

Nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës as në përpjekjen e fundit, në seancën që u thirr për ora 22:00. Sërish u tentua të votohet komisioni për...

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla/Nxënësit më të përqendruar dhe socialë

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që ka bërë që Holanda...

Sa fiton një ushtar rus që shkon në frontin e luftës?

Nga raportimet më të fundit të mediave ndërkombëtare, ushtarët rusë që pranojnë të luftojnë në frontin e Ukrainës mund të fitojnë deri në 5.2...

Tarifat doganore, sot takimi kyç mes Trump dhe von der Leyen!

Përveç ndonjë surprize të madhe, sot Donald Trump dhe Ursula von der Leyen do të vendosin në 15% tarifën doganore mbi mallrat evropiane të eksportuara në...

Lajme të tjera

Web TV