Foto/ Rrogat e lojtarëve, zbulohen skuadrat që paguajnë më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona është klubi që mban vendin e parë në botë, për rrogat e larta që u jep lojtarëve të saj.

Në një studim të kryer nga “Sports Intelligence” jepet një listë me 10 klubet që i paguajnë më shumë lojtarët dhe vendin e merr Barcelona.

Më pas i dyti renditet klubi i Real Madrid me një diferencë shumë të vogël, por e vlefshëm për të bërë dallimin midis këtyre dy skuadrave.

Lojtarët e Barcelonës kanë një rrogë mesatare prej 11 milionë eurosh, ndërsa ata të Realit prej 10 milionë euro.

Shifra e katalanasve ndikohet shumë nga prezenca në këtë skuadër  e lojtarëve si Messi, Suarez, Griezman, e Pike. Këta katër lojtarë janë më të paguarit te Barcelona dhe ndikojnë shumë në rritjen e mesatares edhe për të tjerët.

Ndërkohë vendin e tretë të kësaj liste e mban klubi italian i Juventus dhe kjo për shkak të Cristiano Ronaldos,i cili po ashtu është një nga lojtarët më të paguar të momentit./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Skandali në një kopsht privat/ Fëmija 3-vjeç del i dhunuar, prindërit akuzojnë edukatoret

Një tjetër rast dhunimi është regjistruar në një nga kopshtet e vendit tonë. Kësaj here kemi të bëjmë me...

Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës!

Pas përplasjeve për aksionet e aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka vendosur të shkarkojë administratorin e shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport, Valon Lluka. Vendimi është marrë dy ditë...

Ngjarje shokuese, gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës, ku një grua shtatzënë dhe i porsalinduri i saj u gjetën të vdekur brenda...

Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në paradën ushtarake

Parada ushtarake e sotme në Pekin nuk ishte thjesht një demonstrim force, por sipas analistëve, një fushatë gjigante marketingu për shitjen e armëve kineze...

BSH ul komisionet për pagesat elektronike, asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë blerje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime në lidhje me pagesat elektronike. Në mbledhjen e sotme u vendos që të ulen komisionet për...

Lajme të tjera

Web TV