Humbën prindërit nën rrënoja, qeveria miraton një vendim për jetimët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet një tjetër vendim i Këshillit të Ministrave, i cili u miratua gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

Qeveria ka miratuar bursën prej 150 mijë lekësh për nxënësit e shkollave të arsimit parauniversitar dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike, të cilët kanë humbur familjarët në tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës.

“Fjalia e parë, e pikës 31.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“31.1. Përfitojnë bursë në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike, anëtarë të familjes së personave që kanë humbur jetën ose janë shpallur të zhdukur në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”, citohet në vendimin e qeverisë.

Ndërkohë ditën e sotme janë marrë edhe një sërë vendimesh të tjera, si shpërblimi i fundvitit për pensionistët, zgjatja e pushimeve për të gjithë institucionet e administratës shtetërore në vend dhe shumë të tjera.

Të fundit

Gjermania nuk tërhiqet nga Kosova, zgjat mandatin e trupave të saj në KFOR

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj...

Izraeli vret 93 persona në Gaza, të shtëna drejt diplomatëve në Bregun Perëndimor

Të paktën 93 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga agimi i së mërkurës. Kjo është bërë...

Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në...

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, në zonën detare në...

“Liri për Palestinën”/ Vriten në Uashington, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi...

Lajme të tjera

Web TV