Kërkohet me ngulm nga Inter, Vidal tregon cila është e ardhmja e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal është një nga lojtarët për të cilin klubi italian i Inter është më shumë i interesuar në merkaton e dimrit.

Trajneri Antonio Conte dëshiron që ta ketë pjesë të skuadrës së tij Vidal dhe ndaj po mundohet të gjejë çdo mënyrë negocimi për të arritur finalizimin e një kontrate me katalanasit.

Vidal ka bashkëpunuar me Conten në kohën kur tekniku drejtonte Juventusin dhe siç duket menaxheri dëshiron që tashmë ta ketë mesfushorin pjesë të zikaltërve.

Në një komunikim me mediet, Arturo Vidal ka thënë se më këto çështje merret agjenti i tij dhe ka shtuar se është i lumtur te Bracelonba.

“Për të ardhmen time merret agjenti im, megjithatë unë jam i lumtur te Barcelona. Kur të kthehem nga Krishtlindjet do të vendosim.

Tani dua të jem me familjen time, dhe më pas do të vendos për sa i përket të ardhmes. Nuk më takon mua të them nëse duhet të luaj apo jo, pasi atë e vendos trajneri. Shpresoj që të fitoj të gjitha trofetë këtë sezon.”-deklaroi mesfushori.

Klubi i Inter është i gatshëm të paguajë 12 milionë euro për të marrë në radhët e tij  këtë lojtar, ndërkohë Barcelona nga ana tjetër nuk pranon që ta shesë Vidal për një shifër më të ulët se 30 milionë euro./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV